E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti shprehi kënaqësi nga ndërtimi i këtij objekti dhe paralajmëroi se së shpejti pritet në komunë të ndërtohet edhe shkollë e mesme. Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylaqim Ademi.
Nënshkruhet marrëveshja, UEJL-ja edhe zyrtarishtë në Saraj











Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova do të ndërtojë objekt për arsim të lartë në komunën Saraj. Marrëveshje për qira afatgjate të tokës në të cilin do të ndërtohet objekti, për periudhë prej 99 viteve, nënshkruan sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe rektori i Universitetit, Alajdin Abazi.

Universiteti i EJL-së është zgjedhur për ofertues më i volitshëm për tokë me sipërfaqe prej 21.335 metra katrorë nëpërmjet të ankandit publik. Sipas çmimit të arritur për qira njëvjeçare do të paguajë 448.035 denarë. Ndërtimi duhet të fillojë deri në fund të këtij viti, ndërsa objekti pritet të hapet në afat prej tre viteve nga marrja e lejes për ndërtim.
Nënshkruhet marrëveshja, UEJL-ja edhe zyrtarishtë në Saraj

"Ndërtimi i këtij objekti paraqet hap shumë të rëndësishëm jo vetëm për komunën, por edhe për gjithë shtetin. Nëpërmjet tij, mundësojmë rritje të kapaciteteve të larta arsimore në Maqedoni. Megjithatë, Qeveria do të vazhdojë drejt krijimit të kushteve që të rinjtë të mund t'i sendërtojnë dituritë e tyre, si dhe mundësitë për regjistrim të numrit më të madh të studentëve në vitet e ardhshme", tha ministri Janakieski pas nënshkrimit të marrëvehsjes.
Nënshkruhet marrëveshja, UEJL-ja edhe zyrtarishtë në Saraj

Ai shtoi se nëpërmjet marrëveshjes Saraji do të ndodhet në hartën e komunave në të cilat janë ndërtuar institucione të arsimit të lartë.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti shprehi kënaqësi nga ndërtimi i këtij objekti dhe paralajmëroi se së shpejti pritet në komunë të ndërtohet edhe shkollë e mesme.

Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylaqim Ademi.

Nënshkruhet marrëveshja, UEJL-ja edhe zyrtarishtë në Saraj

Publikuar: 23.03.2010 | 10:04
Lexuar: 1744 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime