E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryengritës të dyshuar në jug të Tajlandës kanë vrarë sot tre ushtarë dhe një zyrtar zgjedhor gjatë një sulmi me bombë.
Katër persona të vrarë gjatë një sulmi në një pikë kontrolli në Tajlandë

















Policia bën të ditur se ky incident, i cili dyshohet se e kanë kryer kryengritës myslimanë, nuk ka të bëjë me zgjedhjet, të cilat kanë ndarë në dysh Tajlandën, me protestuesit antiqeveritar dhe partinë kryesore opozitarë që kundërshtojnë votimet.

Sipas forcave të rendit, Jatra Promkaev, një zyrtar zgjedhor në krahinën Patani, është në mesin e viktimave, bashkë me tre ushtarë, të cilët u vranë nga persona të armatosur që sulmuan një postbllok duke hedh tri granata dore.

Tajlanda voton sot nën masa të rrepta të sigurisë, proces ky që mund ta shtyj shtetin edhe më thellë në krizë politike.

Të paktën dhjetë njerëz janë vrarë dhe mbi 577 janë lënduar gjatë dhunës politike, që kur nisën trazirat në këtë shtet në nëntor të vitit të kaluar.

Publikuar: 02.02.2014 | 11:06
Lexuar: 516 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime