E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"The Guardian" shkruan se aktori amerikan dyshohet se ka vdekur si pasojë e mbidozës së drogës. Hoffmann në vitin 2005 fitoi çmimin Oskar për portretizimin e Truman Capote në filmin “Capote”.
Vdiq aktori Philip Seymour Hoffman














Aktori amerikan, Philip Seymour Hoffman, është gjetur i vdekur në një banesë në Manhattan të New Yorkut, raportojnë mediat amerikane.

Fituesi i çmimit Oskar u nda nga jeta në moshë 46-vjeçare, ndërsa ekspertët mjekësorë akoma nuk e kanë bërë të ditur arsyen e vdekjes.

"The Guardian" shkruan se aktori amerikan dyshohet se ka vdekur si pasojë e mbidozës së drogës.
Hoffmann u bë i famshëm në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa në vitin 2005 fitoi çmimin Oskar për portretizimin e Truman Capote në filmin “Capote”.

Gjatë karrierës, ai ka luajtur në filma të ndryshëm hollivudianë, madje edhe në filma të suksesshëm në aspektin financiar, siç është “Mission Impossible III”. Roli i tij i fundit ishte në “The Hunger Games”.

Krahas filmave, Hoffman ka aktruar edhe na shfaqjet e Broadway dhe ka fituar dy çmime Tony.

Publikuar: 03.02.2014 | 10:31
Lexuar: 980 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime