E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendës kryeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të NATO-s Ellgersma për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Ademi takoi zyrtarin e lartë të NATO-s Stefan Elgersma











Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,Abdilaqim Ademi ka pritur sot ( E Mërkurë-24.03.2010), Oficerin kompetent për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersma.

Zëvendës kryeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të NATO-s Ellgersma për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

-Implementimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi për Maqedoninë sepse hap rrugën për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian,- theksoi zëvendëskryeministri Ademi. Ai e njoftoi zyrtarin e NATO-s për funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Planin Strategjik të Sekretariatit, përfaqësimin adekuat dhe të drejt, implementimin e ligjeve që janë miratuar dhe burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, për procesin e decentralizimit...

Zëvendëskryeministri Ademi u shpreh se Maqedonia ka vazhduar në zbatimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në NATO dhe se shpreson se së shpejti do të tejkalohet pengesa e fundit, zgjidhja e çështjesë së emrit , dhe vendi sa më shpejt të bëhet anëtare e plot e Aleancës.

Oficeri kompetet për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersma tha se NATO-ja e ndjek procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe se implementimi i këtij dokumenti ka rëndësi të madhe për vendin.

Dy bashkëbiseduesit kontatuan se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe se Maqedonia si shtet multietnik prodhon stabilitet në rajon.

Publikuar: 24.03.2010 | 06:09
Lexuar: 908 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime