E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Listën e futbollistëve që kanë më shumë probleme me kartonët dhe ndërhyrjet e parregullta e kryeson futbollisti i Tenerifes në Spanjë, Luna, që ka marrë 17 pikë, ose më saktë 13 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq.
Lorik Cana, një nga 10 lojtarët më të ndëshkuar në Evropë











Gjergji Mima

Në listën e 10 lojtarëve që shkaktojnë më shumë faulla në Evropë dhe që dallohen nga numri i lartë i kartonëve të marë, hyn edhe shqiptari Lorik Cana.

Mesfushori i Sanderlendit, Lorik Cana renditet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara, pasi deri tani ka marrë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Listën e futbollistëve që kanë më shumë probleme me kartonët dhe ndërhyrjet e parregullta e kryeson futbollisti i Tenerifes në Spanjë, Luna, që ka marrë 17 pikë, ose më saktë 13 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq.

Kampionati italian është gjithashtu problematik përsa i përket lojtarëve që marrin kartonë të verdhë, pasi Doni i Atalantës, Aronika dhe Paolo Kanavaro të Napolit, renditen përkatësisht nga vendi i dytë te i katërt, të gjithë me 13 pikë të grumbulluara. Po aq ka edhe mesfushori argjentinas i Liverpulit, Maskerano.

Në fillimin e çdo ndeshje, arbitrat u kërkojnë futbollistëve që të zhvillohet një lojë sa më "fair-play", por ka nga ata që janë gjithmonë problematikë, duke ndërhyrë ashpër, ose duke u sjellë pa korrektesë në fushën e lojës. Ndër të ndëshkuarit renditja bëhet në varësi pikësh, ku kartoni i verdhë vlerësohet me një pikë, kartoni i kuq vlerësohet me dy pikë.

Publikuar: 24.03.2010 | 06:36
Lexuar: 1275 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime