E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfaqja paraqet një tablo bashkëkohore urbane dhe rrëfen historinë e çuditshme të një evropiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris.
“Shembja e Kullës së Ajfelit” rikthehet në Teatrin Kombëtar













Të premten më 7 shkurt në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja “Shembja e Kullës së Ajfelit” e autorit Jeton Neziraj.

Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe në të kanë punuar mbi 15 artistë nga 7 vende të ndryshme të Europës.
Shfaqja është realizuar nga regjisorja Blerta Neziraj ndërsa në të luajnë aktorët Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Armend Ismajli.

Shfaqja paraqet një tablo bashkëkohore urbane dhe rrëfen historinë e çuditshme të një evropiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris.

Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam. “Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të medieve kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

Kritiku i artit në Vjenë Wolfgang Kralicek ka vlerësuar se kjo dramë, ka një histori të tmerrshme në thelbin e saj dhe përmban aspekte përrallore. Sipas tij, satira politike është paraqitur me motive të ndryshme poetike.

Kohë më parë, në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan, “Shembja e Kullës së Ajfelit” është shpërblyer për “regjinë më të mirë”.

Publikuar: 06.02.2014 | 18:40
Lexuar: 844 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime