E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një tjetër rast I rrezikshëm për vendasit ishte ai I minutës së 32 ku Max Kruse lëshoi një predhë nga distanca por goditja e tij u devijua nga një mbrojtës I Leverkusenit dhe përfundoi paksa mbi traversë.
Bundesliga, Leverkusen blindon vendin e dytë
Lojën e bën Borussia Monchegladbach por tri pikët I merr Bayer Leverkusen. Në ndeshjen hapse të javës së 20 aspirinat arritën suksesin e dytë rradhazi pasi mposhtën 1-0 skuadrën e Lucien Favre, duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e tretë në po kaq ndeshje gjatë vitit 2014.

Me këtë fitore skuadra e Sami Hyppia konsolidon vendin e dytë në Bungesligë dhe e ngushton përkohësisht në 10 pikë diferncën me Bayernin kryesues. Ndeshja nisi shumë më mirë për Gladbach që dominoi gjatë gjithë pjesës së parë. Në minutën e 19 Patrick Herrmann provoi me një gjuajtje fluturimthi por portieri Leno priti duke e dërguar topin në goditje këndi. Një tjetër rast I rrezikshëm për vendasit ishte ai I minutës së 32 ku Max Kruse lëshoi një predhë nga distanca por goditja e tij u devijua nga një mbrojtës I Leverkusenit dhe përfundoi paksa mbi traversë.

Pjesa e parë në Borussia Park u mbyll në shifrat 0-0. Pas pushimit Leverkusen hyri me një tjetër mentalitet në fushë duke parë më shumë nga porta e kundërshtartëve. Në minutën e 59 Emre Can do të jepte sinjalin e parë por goditja e tij ishte disi e lehtë dhe u prit nga portieri Ter Stegen në dy kohë. Gjithsesi goli nuk do të vononte për aspirinat, në minutën e 62 Heung Min Son do të kalonte Bayer Leverkusen në avantazh. Koreano-jugori pasi mori një pasim nga Sidney Sam gjuajti në mënyrë perfekte nga një distancë prej 20-metrash duke lënë të shtangur në vend portierin e Gladbach-ut Marc Andre Ter Stegen.

Në minutën e 75 Kiessling pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin por goditja e tij ishte shumë e gabuar. Gjithsesi Borussia Monchegladbach nuk u dorëzua dhe provoi deri në fund për të arritur barazimin, në minutën e 77 Ëendt dha një pasim fantastik për Kruse, pork y I fundit edhe pse në një pozicion shumë të volitshëm nuk arrite dot të shënonte pasi goditja e tij u prit nga portiere Leno. Në minutën e 83 provoi edhe braziliani Rafael por tentative e tij përfundoi jashtë, duke bërë që e gjithë sfida të mbyllej në shifrat 1-0 për skuadrën e Sami Hyppia.

Publikuar: 08.02.2014 | 11:48
Lexuar: 620 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime