E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesë thuhet se pala greke dhe turke janë dakorduar për deklaratë të përbashkët për vazhdimin e negociatave dhe se pritet që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme.
Marrëveshje për hartën e rrugës për negociata për bashkimin e Qipros














Qipriotët grekë dhe turq u dakorduan për hartën në rrugën e përgatitur nga KB-ja për vazhdimin e negociatave për bashkim të sërishëm, kumtuan liderët e turqve qipriotë.

Në kumtesë thuhet se pala greke dhe turke janë dakorduar për deklaratë të përbashkët për vazhdimin e negociatave dhe se pritet që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme.

Pala greke deri më tani nuk ka konfirmuar për marrëveshjen.
Raundi i fundit i negociatave është ndërprerë në vitin 2012 kur Qiproja e ndërmori kryesimin me BE-në, ndërsa vazhdimi u anulua në mënyrë shtesë për shkak të krizës së borxhit në eurozonë e cila e lodhi Nikozinë nga muaji mars i vitit të kaluar që të kërkojë ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.

Të mërkurën zëdhënësi i Qeverisë qipriote, Hristos Stilijanidis paralajmëroi se të dyja palët janë afër marrëveshjes për deklaratën e përbashkët me të cilën zhvillohet raund i ri i negociatave. Qiproja është ndarë që nga viti 1974.

Publikuar: 08.02.2014 | 11:17
Lexuar: 611 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime