E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga klubi ukrainas në një komunikatë ku shkruhet.
Humb jetën tragjikisht Maicon Pereira de Oliviera







Tragjedi në Donetsk për brazilianin Maicon Pereira de Oliviera. Futbollisti i Shakhtarit humbi jetën në një aksident rrugor.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga klubi ukrainas në një komunikatë ku shkruhet.

“Shakhtar njofton me hidhërim se në datën 8 Shkurt 2014, mori fund në mënyrë tragjike jeta e futbollistit Maicon Pereira de Oliveira.

Ishte një futbollist i talentuar, një djalë i hapur dhe miqësor, Maicon e dashuronte jetën dhe e jetonte atë në mënyrë pozitive.

Vdekja tragjike, e parakohshme dhe absurde mori një person të mrekullueshëm. Maicon ishte vetëm 25 vjeç. Bëhet fjalë për një zi të tmerrshme për secilin prej nesh.”

FC Shakhtar i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjes dhe miqëve të Maicon. “Le të prehet në paqe”.

Aktualisht Maikon militonte për ngjyrat e skuadrës Illichivets Mariupoil, ku klubi i drejtuar nga Lucescu e kishte dërguar në formë huazimi.

Publikuar: 08.02.2014 | 18:16
Lexuar: 677 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime