E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tre vjet më parë ajo do ta gjente formulën. Një gërshetim mes artit dhe dëshirës për të lexuar do të merrte formën e një shprehjeje unike në art.
Artistja që i shndërron personazhet në skulptura prej libri















Brenda saj jetojnë dy dashuri. Njëra për artin, e tjetra është pasioni për lexim. Imagjinata e ka shëtitur nëpër secilën qoshe të botës, teksa personazhet e librave që ka lexuar deri vonë i ka përfytyruar vetëm brenda kokës së saj.

Tre vjet më parë ajo do ta gjente formulën. Një gërshetim mes artit dhe dëshirës për të lexuar do të merrte formën e një shprehjeje unike në art.

Jodi Harvey-Brown (26), është artistja amerikane që ka marrë vëmendje botërore me skulpturat e saj prej libri. Ajo ka sfiduar imagjinatën duke u dhënë formë reale karaktereve të librave, tek ka sjellë në jetë skulpturat unike që i bën në faqe librash.

Harry Potter, Bambi, Tom Sawyer, janë disa prej personazheve më të famshëm të letërsisë, të cilëve Brown u ka dhënë formë nëpërmjet letrës.

Publikuar: 09.02.2014 | 20:07
Lexuar: 1130 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime