E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas avokatit Demaj, Andon Mëhillaj dhe as familja e tij nuk është larguar asnjë moment nga Shqipëria që nga koha e arrestimit të Julian Sinanajt.
Dorëzohet në polici Andon Mehillaj










Andon Mëhillaj, i dyshuar si një nga porositësit e vrasjeve të kryera nga Julian Sinanaj është vetëdorëzuar sot në mëngjes në prokurorinë e Vlorës dhe më pas është nisur menjëherë drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

Avokati i tij, Edmond Dëmaj, ka deklaruar për mediat se 39-vjeçari nuk është arratisur jashtë vendit pas arrestimit të Julian Sinanajt ndërsa ka shtuar se është paraqitur vullnetarisht tek organet e drejtësisë për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij.

Dëmaj citoi deklaratat e klientit të tij në prokurori, ku ai tha se ka pohuar se nuk ka porositur asnjë nga vrasjet e pranuara nga Julian Sinanaj, edhe pse ka pasur një njohje me vrasësin, tashmë të penduar

Sipas avokatit Demaj, Andon Mëhillaj dhe as familja e tij nuk është larguar asnjë moment nga Shqipëria që nga koha e arrestimit të Julian Sinanajt.

Dy ditë më parë, banesa e Andon Mëhillajt në lagjen “28 nëntori” në Vlorë u sulmua më lëndë eksplozive, ndërsa në të nuk banonte njeri që prej shpalljes në kërkim të të zotit të shtëpisë dhe kushëririt të tij, Genis Mëhillaj.

Të dy të afërmit ishin shpallur së fundi në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm.

Kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj u larguan nga banesat e tyre në Vlorë menjëherë pas publikimit të lajmit të prangosjes së vrasësit Julian Sinanaj, ndërsa ata u akuzuan si porositës të disa vrasjeve të bujshme në Vlorë dhe qytete të tjera.

Sipas deklarimeve të Sinanajt në polici, dy kushërinjtë Mëhillaj kanë qenë sekserë të vrasjes së Sokol Veizi më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës; të vrasjes së biznesmenit Agron Çela më datë 20 gusht 2013 në Vlorë; të vendosjes së tritolit në banesën e kreut të PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi më datë 1 qershor 2013 në Vlorë, etj.

Publikuar: 13.02.2014 | 13:39
Lexuar: 988 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime