E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reali i Madridit do të ketë këtë të Dielë një tjetër derbi. “Los Blancos” do të udhëtojnë në “Coliseumn Alfonso Perez” për t’u përballur me Getafen, në një takim që sipas trajnerit Carlo Ancelotti nuk do të jetë aspak i thjeshtë.
Duhet të kemi kujdes ndaj Getafes














“ Të gjitha ndeshjet jashtë fushe janë të vështira, sidomos kjo ndaj Getafes pasi ata kanë marrë shumë rezultate negative kohët e fundit dhe kanë nevojë urgjente për pikë. Getafe luan një futboll me intensitet të lartë dhe nëse duam të fitojmë duhet të japim maksimumin tonë”.

Më pas tekniku i “Los Blancos” foli edhe për dënimin prej tre takimesh të Cristiano Ronaldos dhe formën aktuale të portugezit.

“ E kam thënë edhe më përpara dënimi prej tre takimesh ishte i ekzagjeruar. Përsa i përket formës, Ronaldo po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregoi edhe në takimin e dytë ndaj Atleticos. Gjithsesi ai është pak i mërzitur pasi dëshiron të luajë në çdo ndeshje.”

Përsa i përket mungesave në sfidën me Atleticon trajneri Italian deklaroi.

“Nuk kemi probleme me dëmtimet, të vetmit që do të mungojnë në sfidën ndaj Getafes do të jenë Cristiano, Morata dhe Carvajal i cili pati një problem në sfidën me Atleticon. Marcelo dhe Coentrao do të jenë të gatshëm ashtu si Varane, i cili tashmë është rikuperuar plotësisht dhe besoj se shumë shpejt do të rigjejë formën e tij më të mirë.”

Në lidhje me datën në të cilën do të luhet finalja e Kupës së Mbretit, Ancelotti deklaroi.

“ Duhet të presim që zyrtarët e lartë të federatës të gjejnë datën e duhur pasi ky takim është shumë rëndësishëm si për ne ashtu edhe për Barcelonën. Nuk e di se në ç’gjëndje do të jemi në atë datë që do të luhet ndeshja por shpresoj që të kemi të paktën një javë kohë për ta përgatitur atë ndeshje.”

Publikuar: 15.02.2014 | 19:57
Lexuar: 636 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime