E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autoritetet ukrainase thonë se sot nis zbatimi i ligjit të kushtëzuar të amnistisë, i cili liron nga të gjitha akuzat protestuesit e arrestuar në tre muajt e fundit.
Hyn në fuqi Ligji për amnisti për protestuesit në Ukrainë















Kryeprokurori njoftoi të dielën mbrëma se Ministria e Brendshme ka konfirmuar se protestuesit i janë përgjigjur të gjitha kushteve që kërkoheshin për të nisur zbatimin e ligjit – duke liruar ndërtesat e okupuara qeveritare, dhe duke larguar barrikadat nga rruga Hrushevsky në Kiev.

Protestuesit janë larguar të dielën nga ndërtesa administrative në Kiev, pak kohë pasi lideri opozitar tha se të gjithë demonstruesit e arrestuar janë liruar nga paraburgimi.

Shefja e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton ka uruar protestuesit për lëvizjen e tyre, si dhe autoritetet për lirimin e "gati të gjithë" protestuesve anti-qeveritar nga burgu.

Eshton po ashtu i ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase "që të mbyllin tani të gjitha rastet gjyqësore, dhe të lirojë të gjithë të akuzuarit nga arresti shtëpiak", për t’i ndihmuar Ukrainës të ecën para në dialogut politik.

Parlamenti ukrainas pritet të mblidhet prapë këtë javë, ndërsa sipas Eshton kjo është arena ku duhet të debatohet mes palëve.

Publikuar: 17.02.2014 | 11:19
Lexuar: 882 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime