E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha pamjet nga kamerat në shkollë dhe të gjitha bisedat e policisë janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Gostivar e cila merret me hetimet.
Nesër rezultatet e analizave nga helmimi në Gostivar










Vazhdojnë hetimet për helmimin e 60 nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar. Drejtori i Klinikës toksikologjike në Shkup, Andon Çibishev tha për ALSAT M se nesër duhet të publikohen rezultatet e analizave.

Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha pamjet nga kamerat në shkollë dhe të gjitha bisedat e policisë janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Gostivar e cila merret me hetimet.

Por nga prokuroria e Gostivarit nuk duan që të flasin publikisht për hetimet. Zhvillimet rreth helmi8mit të nxënësve në Gostivar i kanë komentuar edhe partnerët e koalicionit qeveritar Ahmeti dhe Gruevski.

“Unë kam biseduar me të gjitha autoritetet që merren me hetimin e lëndës, jam në kontakt me të gjithë funksionarët kompetent që punojnë në këtë drejtim dhe ne do të presim rezultatet e hetuesisë se çfarë do të thonë ata. Jo nuk kam ndonjë ide apo qëndrim kur flitet me të panjohura kur flitet, unë jam në komunikim me autoritetet zyrtare”, tha Ali Ahmeti, Kryetari i BDI.

“Unë për këtë rast kam mendimin tim privat, por nuk dua ta them para se autoritetet kompetente, para së gjithash MPB-ja dhe ekipi mjekësor të dalin me informacione përfundimtare”, u përgjigj kohë më parë Nikolla Gruevski, kryeministër.

Të helmuarit të cilët ishin hospitalizuar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup gjatë fundjavës u liruan për në shtëpi. Ndërkohë që është situata është normalizuar në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit, dhe procesi mësimor ka vazhduar pa probleme.

Publikuar: 17.02.2014 | 16:46
Lexuar: 686 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime