E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski sot në konferencë shtypi, vlerësoi se manifestimi i fjalimeve të urrejtjes nuk kontribuon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinje.
Maqedonia notë proteste për fyerjet greke kundër maqedonëve











Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë e ftoi nesër për bisedime ambasadoren greke Aleksandra Papadoupulu për shkak të brohoritjeve antimaqedonase në parakalimin ushtarak në Athinë.

Në takimin me zëvendësministrin Zoran Petrov do të shprehet edhe protestë dhe do të kërkohet falje formale, konfirmuan për MIA-n nga MPJ.

Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski sot në konferencë shtypi, vlerësoi se manifestimi i fjalimeve të urrejtjes nuk kontribuon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinje.

"Nuk do të komentonim shumë, por parimisht dënojmë çfarëdo fjalimi të manifestuar me urrejtje. Vlerësojmë se kjo nuk kontribuon drejt ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore", deklaroi Martinovski, i pyetur për qëndrimin e Qeverisë në lidhje me ngjarjet në parakalimin ushtarak në Athinë.

"Ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, do të bëj veshje të reja nga lëkura e tyre", kanë brohoritur mes tjerash ushtarët grekë në parakalimin me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Mediat greke paralajmëruan se oficeri i njesitit është suspenduar, ndërsa janë paralajmëruar edhe dënime për ushtarët. Ministri për Mbrojtje Civile, Mihalis Hrisohoidis ka urdhëruar hetim dhe ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të përhap urrejtje dhe ksenofobi.

Publikuar: 28.03.2010 | 08:44
Lexuar: 860 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime