E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, ky është filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë këtij laboratori në Amerikë, pas filmit “Nëntori i dytë”.
Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë












Restaurimi i filmave shqiptarë ka qenë një nga projektet më emergjente që është pohuar jo vetëm nga kineastët, por dhe nga vetë AQSHF. Në kuadër të këtij projekti mësohet se filmi i njohur i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët e tij” është nisur për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center).

Edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, ky është filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë këtij laboratori në Amerikë, pas filmit “Nëntori i dytë”.

Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC do të verë në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën. Do të prodhohet një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht.

Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit qofshin këto arkivale apo dixhitale si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Plot 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” i prodhuar në vitin 1977 do t’i nënshtruar restaurimit.

Pas filmit “Nëntori i dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për Ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP dhe pastaj për një publik më të gjerë.

Jo pak jehonë pati dhe shfaqja e këtij filmi me titrat në anglisht më datë 29 mars 2013 në Amerikë, ndërkohë që më 3 nëntor 2012, varianti i restauruar i filmit “Nëntori i dytë” çeli “Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar” në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë në kinema “Millenium” në Tiranë.

Sot shumë prej filmave që ruhen në magazina me kushte jo të përshtatshme janë në rrezik për të humbur përgjithmonë, ndaj projekte e restaurimit me të huajt marrin shumë vlerësim.

Publikuar: 20.02.2014 | 11:30
Lexuar: 937 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime