E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Do të jemi të gatshëm sërisht të bisedojmë pasi Ukraina të ketë qeveri" deklaroi zëdhënësi Olivie Bai.
Edhe BE-ja dhe Russia të gatshëm për bashkëpunim me Ukrainën










BE: Marrëveshja me Ukrainën është e mundur madje pas zgjedhjeve në vend

Bashkimi Evropian dhe Ukraina mund ta nënshkruajnë marrëveshjen për Asociim pasi në këtë shtet të mbahen zgjedhjet dhe të formohet qeveria, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian.

"Do të jemi të gatshëm sërisht të bisedojmë pasi Ukraina të ketë qeveri" deklaroi zëdhënësi Olivie Bai.

Marrëveshja sipas tij ende është në tryezë dhe BE-ja është e gatshme të nënshkruajë nëse Kievi është i gatshëm për këtë. Ai vlerëson se para nënshkrimit duhet të përfundohet procesi i tranzicionit që do të ndodhë pasi më 25 maj do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme në Ukrainë.

Medvedev: Rusia është e gatshme ta ripërtërijë bashkëpunimin me Ukrainën

Rusia është e gatshme për ripërtëritje të bashkëpunimit me Ukrainën kur atje do të kthehet pushteti "bashkëkohor" i formuar në bazë të Kushtetutës, deklaroi sot kryeministri rus Dimitrij Medvedev.

"Nëse atje formohet pushtet normal bashkëkohor, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, atëherë do të jemi të gatshëm për ripërtëritje të bashkëpunimit", deklaroi ai në Soçi.

Sipas tij, Rusia duhet të jetë në dijeni me kë bisedon nga pala ukrainase. Nëse konsiderojmë për qeveri, njerëz me maska, kjo për ne do të jetë e vështirë për bashkëpunim me një pushtet të tillë.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme, megjithatë dje i bëri thirrje ambasadorit të tij në Ukrainë që të vijë në Moskë për shkak të konsultimeve rreth keqësimit të situatës në Kiev, një ditë pasi është ndërruar presidenti Viktor Janukoviç.

Medvedev sqaroi se revokimi i ambasadorit rus nga Kievi do të thotë se për Rusinë "është e pakuptimtë çka po ndodh në Ukrainë" ku sipas tij, ekziston kërcënim për interesat ruse.

Paraprakisht, ministri rus i Ekonomisë Aleksej Ulukaev në një intervistë për gazetën gjermane "Handelsblat" paralajmëroi se Rusia do ta rrisë doganën për prodhimet ukrainase, nëse Kievi afrohet deri te Bashkimi Evropian.

"Ne i kemi thënë Ukrainës: Kuptohet se keni të drejtë që ta zgjidhni rrugën tuaj. Por, në rast të tillë do të jemi të detyruar ta rrisim doganën për import, sepse ekziston rrezik që Ukraina të bëhet derë hyrëse drejt Rusisë për prodhimet evropiane, të cilat e ndërmarrin tregun", theksoi Ulukaev.

Ai shtoi se Kievi nuk mund të bëhet partner i fuqishëm i Moskës dhe në të njëjtën kohë të nënshkruajë marrëveshje për asociim me BE-në.

Ulukaev demantoi se situata politike në Ukrainë negativisht do të ndikojë ndaj ekonomisë ruse.

Ndërkohë, kryetari i Radës supreme, Oleksander Turçinov, i cili përkohësisht e mori edhe detyrën shef i shtetit, deklaroi se Kombet e Bashkuara, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e njohin pushtetin e tij në Ukrainë.

Turçinov apeloi që së shpejti të formohet qeveri sepse pa kabinet të ri Parlamenti nuk është efikas. Edhe koordinuesi i grupit parlamentar "Batkivshçina" (Atdheu) Arsenij Jacenjuk kërkoi që së shpejti të përbëhet qeveri e re në Ukrainë.

Jacenjuk pas takimit me udhëheqësinë e Ministrisë së Financave deklaroi se Ukraina është para falimentimit.

Ai theksoi se Ukraina nuk ka qenë në "katastrofë të tillë financiare" në të gjitha vitet që nga pavarësia, duke shtuar se është e nevojshme të kërkohet ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Autoritetet ukrainase theksuan se me siguri menjëherë do të jenë të nevojshme 35 miliardë dollarë nga Perëndimi që të tërhiqet nga kriza ekonomike.

Komisioni qendror zgjedhor ukrainas kumtoi se nesër fillon fushata për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Të shtunën Rada supreme votoi revokim të presidentit Viktor Janukoviç dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen më 25 maj.

Sipas vlerësimeve të para, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme do të jenë të nevojshme mbi 200 milionë dollarë.

Publikuar: 24.02.2014 | 18:14
Lexuar: 822 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime