E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej 20 deri 25 prill në Shkup dhe prej 21 deri 26 prill në Manastir, Kinoteka do të organizojë revi filmike të titulluar "Java e Ishtva Sabos" në suaza të të cilit do të shfaqen gjashtë filma të regjisorit të njohur hungarez - "Mefisto" (1981), "Koloneli Redël" (1985), "Astrologu i Hitlerit", (1988), "E dashura Ema, Bobi i ëmbël - skica, akte", (1992), "Drita diellore" (1999) dhe "Farefisë" (2006).
Klasikë e re filmike në Kinotekë nga 1 prilli
"Një hap para të tjerëve - Klasikë e re filmike" është cikli i ri filmik në Kinotekën e Maqedonisë, i cili do të fillojë më 1 prill me filmin "Çarje të vogla" të regjisorit amerikan Robert Altman. Filmi, i xhiruar në vitin 1993 sipas rrëfimeve të Rejmond Karver, do të shfaqet edhe të premtën dhe të shtunën.

Më 6 dhe 7 prill do të shfaqet filmi francezo-spanjoll "Mishi i gjallë" i Pedro Almodovarit nga viti 1997, më 8 dhe 9 prill - "Tundimi i fundit i Krishtit" i Martin Skorceze, i xhiruar në vitin 1988 sipas romanit të Nikos Kazanxakis, më 10 dhe 11 prill - "Populli kundër Lari Flintit" i Millosh Formanit (1996), më 13 dhe 14 prill - filmi gjermano-amerikan "Kej-peks" në regji të Jan Softliut (2001), më 15 dhe 16 prill në program është "Në shalë me djallin" të Ang liut, i xhiruar në vitin 1999 sipas romanit të Daniel Vudrelit. Cikli do të përfundojë me filmin britanik "Puthja e fluturës" nga regjisori Majkëll Uinterbotom nga vitit 1995, i cili do të shfaqet më 17 dhe 18 prill.

Prej 20 deri 25 prill në Shkup dhe prej 21 deri 26 prill në Manastir, Kinoteka do të organizojë revi filmike të titulluar "Java e Ishtva Sabos" në suaza të të cilit do të shfaqen gjashtë filma të regjisorit të njohur hungarez - "Mefisto" (1981), "Koloneli Redël" (1985), "Astrologu i Hitlerit", (1988), "E dashura Ema, Bobi i ëmbël - skica, akte", (1992), "Drita diellore" (1999) dhe "Farefisë" (2006).

Në kuadër të Festivalit filmik të Shkupit, Kinoteka e Maqedonisë prej 22 deri 27 prill do të shfaqë gjashtë filma të regjisorit italian Federiko Felini në programin me titull "90 vjet Felini". janë paralajmëruar "Sheiku i bardhë" (1952), "Rebeli pa arsye" (1955), "jeta e ëmbël" (1960), "Xhulieta dhe shpirtërat" (1965), "kazanova" (1976) dhe "Qyteti i grave" (1979).

Nga fundi i muajit dhe fillimi i majit Kinoteka do të organizojë Javë të filmave ushtarakë rusë

Publikuar: 31.03.2010 | 00:14
Lexuar: 1474 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime