E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një imazh paksa i frikshëm në ngjyrë të gjelbër, shfaqej herë në formën e një krijese të çuditshme, herë si koka e një dragoi dhe herë si një zog fluturues.
Dragoi dhuron spektakël në Iceland









Këto foto të mahnitshme, por njëkohësisht të çuditshme janë shkrepur para pak ditësh në Iceland.

Një krijesë e veçantë, që u cilësua më pas si koka e një dragoi u shfaq në ngjyra të ndryshme duke krijuar rrotullim në atmosferë dhe duke dhuruar kështu një spektakël dritash.

Një imazh paksa i frikshëm në ngjyrë të gjelbër, shfaqej herë në formën e një krijese të çuditshme, herë si koka e një dragoi dhe herë si një zog fluturues.

Imazhet u fotografuan nga Juan Carlos, një astrofotograf profesional.

Kjo krijesë e çuditshme u shkaktua nga të ashtuquajturat Dritat e Veriut dhe u shfaq për një kohë të gjatë në qiejt e Iceland dhe Greenland gjithashtu.

Dritat e Veriut foromohen gjithmonë kur grimcat e ngarkuara magnetike bien ndesh me atomet në atmosferë e krijojnë kështu forma të veçanta ngjyrash në qiell.

Publikuar: 01.03.2014 | 16:35
Lexuar: 1204 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Cynthia (05/04/2018 09:31:42) Can I buy this image? so nice

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime