E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nisin përgatitjet për ceremoninë e çmimeve Oscar. Filmat “American Hustle”, fituesi i “Globit të artë” dhe “Gravity” janë favoritët.
Sonte ndahen çmimet Oscar












Ndahen për 24 kategori dhe përfshijnë ndër të tjera çmimet Oscar për: aktorët, regjisorët, efektet vizuale dhe makijazhin. Në listën me 9 filma, të nominuar për çmimet prestigjioze janë: drama “American Hustle” , “Captain Phillips” dhe filma “Gravity”, “Dallas Buyers Club”, “Her”. Këta kryesojnë nominimet për çmimet Oscar. “American Hustel” dhe “Gravity” kryesojnë me nga 10 nominime secili.

“American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, ndërsa në garën për figurën më të mirë, përballë ka “Gravity”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock, si aktorja më e mirë. “The Wolf of Wall Street”, “Nebraska” dhe “12 Years a Slave” janë gjithashtu pretendentë.

“American Hustle” është filmi i 15- të në historinë e çmimeve Oscar, që nominohet në katër kategoritë vlerësuese për aktorët, megjithëse asnjëherë nuk ka ndodhur që një film t’i fitojë që të gjitha këto kategori. Në garën e nxehtë për çmimin aktori më i mirë janë nominuar Christian Bale, i cili interpreton tek "American Hustle", Bruce Dern Nebraska dhe Leonardo DiCaprio te “The Wolf of Wall Street”.

Për çmimin aktorja më e mirë garojnë tri aktore mjaft të suksesshme, Amy Adams, e cila interpreton në filmin "American Hustle", Cate Blanchett, Blue Jasmine, Sandra Bullock te "Gravity", Meryl Streep te "August: Osage County". Në nominimet e edicionit të 86-të të "Academy Awards", numri i nominimeve që filmat “Gravity” dhe “American Hustle” kanë arritur arrin plot 10 nominime në kategori të ndryshme, kurse personazhet me numrin më të lartë të nominimeve janë, Alfonso Cuaron dhe Spike Jonze, me nga 3 nominime secili. Organizatorët premtojnë një mbrëmje mahnitëse.

Si çdo vit një vend të veçantë, transmeton Shekulli, protagonistët i kanë dedikuar edhe stilit të të veshurit, pasi çdo vit media rozë nuk i kursen në kritika apo vlerësime. Edicioni i 86-të i Oscarit do të vijë nën prezantimin e Ellen DeGenere-s. Pjesëmarrës do të jenë edhe: Angelina Jolie, Brad Pitt, Zac Efron, Emma Watson, Kristen Bell, Jennifer Garner, Bradley Cooper, Charlize Theron etj.

Çmimet e përvitshme për arritjet më të mira të kinematografisë tërheqin vëmendjen e mbarë globit mbi Hollywood- in. Nesër disenjatorë të njohur prezantojnë punimet e tyre. Kjo lagje e Los Angeles-it prej dekadash ka qenë e lidhur me filmin. Përballë teatrit ku do të ndahen çmimet Oscar, Muzeu i Hollywood-it do të presë vizitorë në një ndërtesë që dikur ishte studioja e makiazhistit "Max Factor".

Publikuar: 02.03.2014 | 19:26
Lexuar: 987 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime