E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Katër planetë janë dy herë e gjysmë më të mëdhenj se Toka dhe në to gjendet ujë, çka mundëson ndonjë formë të jetës.
Konfirmohen planetë të rinj të ngjashëm me tokën














Agjencia amerikane e hapësirës NASA, ka bërë të ditur se ka gjetur 715 planetë të rinj jashtë sistemit diellor dhe atë falë teleskopit Kepler. Rreth 95 për qind të këtyre planetëve, janë më të vegjël se Neptuni, i cili është 4 herë më i madh se Toka.

Katër planetë janë dy herë e gjysmë më të mëdhenj se Toka dhe në to gjendet ujë, çka mundëson ndonjë formë të jetës. Të gjithë këta planetë të zbuluar, sillen përreth yjeve të tyre të cilët janë gjithsej 305.

Teleskopi i hapësirës Kepler, është lansuar me qëllim që të zbulohen planetë të ngjashëm me Tokën, që gjenden në orbitën e yjeve të tjerë. Teleskopi ka marrë emrin sipas astronomit gjerman Johan Kepler. Është lansuar në vitin 2009 dhe do të qëndroj në hapësirë deri më 2016.

Publikuar: 05.03.2014 | 11:24
Lexuar: 940 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime