E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth një javë më parë në protestat në sheshin mejdan të Kievit protestuan dhe një prej 12 të rinjsh me origjinë shqiptare.
Krimea, vendi ku jetojnë 5 mijë shqiptarë









Situata tensionuese në Krime na ka kujtuar se në këtë krahinë jetojnë edhe shqiptarë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka kërkuar informacion nga ambasada jonë në Moskë mbi situatën e 5000 shqiptarëve të vendosur në këtë gadishull të Ukrainës 300 vjet më parë.

“Deri në këto momente nuk ka asnjë lloj raportimi specifik për situatën problematike atje. Nuk ka asnjë lloj informacioni që të ketë probleme për komunitetin shqiptar”, sqaron MPJ.

Rreth një javë më parë në protestat në sheshin mejdan të Kievit protestuan dhe një prej 12 të rinjsh me origjinë shqiptare.

Ismet Zaatov , ish zëvendës-ministri i Kulturës i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë,tregon për agjencinë e lajme INA se komunitetet e tjera joruse në Krime, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, janë kundër ndërhyrjes ruse dhe se dënojnë veprimet e saj.

Për herë të pare, ai ka dhënë detaje mbi gjendjen e shqiptarëve dhe humbjen e identitetit të tyre. Zaatov thotë se në krahinën e Krimesë ka shqiptarë në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish republikat sovjetike.

“Mbi 90 për qind e popullsisë së Gurzufit ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por që më pas gradualisht është zhdukur, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare”, tha ai

Ai pranon se shqiptarët jetojnë edhe në zona të tjera të Ukrainës. Kryesisht janë në rajonet e Odesës, Kirovo Gradit, dhe Zaparuzhjes. Për ta nuk po bëhet asgjë dhe nuk po përkushtohet ndonjë kujdes i veçantë.

“Sipas të dhënave që kemi ne si institucione, por që akoma janë jozyrtare, në Ukrainë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, të shpërndarë në rajone të ndryshme, por një pjesë e madhe duke shkuar drejt asimilimit, për shkak të martesave dhe lidhjeve të përziera, si shkak i fesë ortodokse”, u shpreh Zaatov.

Edhe pse jetojne mes ukrainasve perpiqen t’i ruajne zakonet dhe traditat shqiptare.

Festa me e madhe e tyre eshte festa e Shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit. E vetmja gjë që kanë kërkuar nga shteti shqiptar janë librat dhe mësues që tu mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

Shqiptarët e Ukrainës u larguan nga zona e Korces fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen ne Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojnë ne mes te ukrainasve duke e identifikuar veten si shqiptarë.
Krimea, vendi ku jetojnë 5 mijë shqiptarë
Krimea, vendi ku jetojnë 5 mijë shqiptarë

Publikuar: 05.03.2014 | 15:35
Lexuar: 2027 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime