E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Filmi i regjisores kosovare, More Raça do të jetë pjesë e edicionit të 36 të Festivalit të Filmit “Films des Femes”. Prezantimi i filmit është mbështetë nga Komisioni Evropian me qëllim të ndërgjegjësimit në lidhje me zgjerimin e BE-së
Filmi “Amel”, në Paris












“Films des Femes”, është edicioni i 36 i Festivalit të Filmit që i dedikohet vetëm femrave regjisore, në të cilin do të merr pjesë edhe filmi “Amel”, i regjisores More Raça dhe që nis prej 14 deri më 23 mars. Prezantimi i filmit është mbështetë nga Komisioni Evropian me qëllim të ndërgjegjësimit në lidhje me zgjerimin e BE-së.

More Raça ka thënë se do të jetë e pranishme në këtë festival të karakterit garues, në të cilin pritet të ndahen tre çmime për filmat e metrazhit të shkurtë.

“Prezent do të jenë shumë aktivistë për të drejtat e femrave dhe producentë e regjisorë nga e gjithë bota”, ka thënë Raça. Sipas saj, prezantimi në festivalin e Parisit ka ardhur si rezultat i prezantimit në festivalin e Armenisë, ku filmi “Amel” pat marr pjesë gjatë vitit të kaluar dhe u pat shpërblyer me çmimin special të jurisë.

Filmi bënë fjalë për aktoren Amel, e cila e provon fatin e një audicioni të filmit të një produksioni ndërkombëtarë. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marr një rol në këtë film por më vonë i shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj.

Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj, Veton Osmani, Hazir Haziri, Shengyl Ismajli e Arvanit Krasniqi.

Publikuar: 07.03.2014 | 17:19
Lexuar: 980 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime