E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas konkursit, të lira janë 35.782 vende për regjistrim në vitin e parë, në gjuhët maqedonase, shqipe, turke dhe serbe. Prej tyre, 11.724 janë për gjimnaze, 23.446 për arsim profesional (karëtvjeçar dhe trevjeçar), 408 për artistik dhe 204 për gjimnazin sportiv në Shkup. Në shkollat e mesme të Shkupit për të gjitha llojt e arsimit ka gjithsejt 11.218 vende të lira.
Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin 2010/2011










Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2010/2011, për arsimin profesional, artistik dhe gjimnaze.

Sipas konkursit, të lira janë 35.782 vende për regjistrim në vitin e parë, në gjuhët maqedonase, shqipe, turke dhe serbe. Prej tyre, 11.724 janë për gjimnaze, 23.446 për arsim profesional (karëtvjeçar dhe trevjeçar), 408 për artistik dhe 204 për gjimnazin sportiv në Shkup. Në shkollat e mesme të Shkupit për të gjitha llojt e arsimit ka gjithsejt 11.218 vende të lira.

Në afatin e parë të qershorit ka dy paraqitje - më 17 dhe më 18 qershor dhe më 29 dhe 30 qershor, ndërsa në afatin e dytë regjistrues (të gushtit)paraqitja dhe regjistrimi është më 19 gusht.

Zgjedhja do të jetë sipas kritereve të përcaktuara me Konkursin dhe për të gjitha ato mund të fitohet më së shumti 80 pikë - maksimum 50 për suskes të mesëm nga klasa e pestë deri në të tetën, më së shumti 20 pikë për sukses të mesëm për katër lëndë (gjuhë amtare, gjuhë e huaj dhe dy lëndë që janë të rëndësishme për profesionin), më së shumti pesë pikë për diplomë për vend të fituar të parë në garë nëse është me rëndësi për profesionin për të cilin konkurron dhe më së shumti pesë pikë për sjellje. Në Konkurs është sqaruar mënyra për llogaritjen e tyre, ndërsa për secilin nxënë është cekur edhe konstatuar minimumi i pikëve, d.m.th. kufiri i ulët i pikëve të domosdoshme për regjistrim në afatin e parë.

Në shkollat ku do të paraqiten më shumë nga numri i planifikuar i nxënësve me pikë të barabarta, do të ketë testim kualifikues në lëndët e rëndësishme për profesionin. Për shkollimin e mesëm të artit (muzikë, balet dhe art figurativ) dhe për gjimnazin sportiv, shkollat përcaktojnë kritere plotësuese.

Publikuar: 01.04.2010 | 18:07
Lexuar: 2617 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime