E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi është larguar nga ajo rreth orës 03:00 pas mesnate, Eraldi ka hyrë në krevatin e banores tjetër në shtëpi, Esidës, e cila ishte duke e pritur zgjuar.
BB7, marrëdhënia e parë intime që në javën e tretë










Duket se shtëpia e vëzhguar nga kamerat e “Big Brother 7” ka regjistruar marrëdhënien e parë intime në orët e vona, katër net më parë. Ndodhia i ngjason një telenovele me intriga, e cila ka për protagonist kryesor 24-vjeçarin nga Durrësi, Erald Lila.

Me eksperiencën e tij si model i “Joni Paçi Fashion Group” dhe tashmë një instruktor palestre, që bie në sy për format e tij trupore nga stërvitjet, duket se Eraldi është kthyer në një “mollë sherri” mes tri vajzave në shtëpi, Esterinës nga Elbasani, partnerja me të cilën hyri çift në lojë dhe e braktisi rrugës për t’u bërë çift me Esidën nga Cërriku.

Në këtë lojë është dhe polakja 30-vjeçare, Violeta, me të cilën ai u afrua që ditën e parë në shtëpi, duke e ndihmuar me disa ushtrime për të mbajtur trupin në formë. Por s’kanë kaluar vetëm disa ditë dhe Eraldi ka qenë i pari në “Big Brother 7”, ai që ka guxuar të ofrojë historinë e parë të shtratit, duke pasur një marrëdhënie seksuale me Esidën.

Në fakt, e veçanta e asaj nate ishte se brenda një nate Eraldi ka shkëmbyer intimitet me dy nga vajzat në lojë. Ai e nisi fillimisht me puthje e prekje me Violetën në krevatin e saj, por nuk ka vazhduar gjatë, pasi ajo i kërkoi ta linin me aq.

Pasi është larguar nga ajo rreth orës 03:00 pas mesnate, Eraldi ka hyrë në krevatin e banores tjetër në shtëpi, Esidës, e cila ishte duke e pritur zgjuar.

Madje, ajo bëri xhelozen duke i kërkuar llogari atij, se ku kishte qenë deri në momentin që erdhi pranë saj. Eraldi ia fshehu të vërtetën dhe ka nisur me puthje me Esidën deri në një marrëdhënie seksuale, gjithmonë nën jorgan, duke shënuar kështu të parin akt intim në shtëpi.

Me sa duket, marrëveshja me Esidën për të luajtur bashkë si çift tashmë ka evoluar në një marrëdhënie të vërtetë çifti, pasi ata vazhdimisht shihen bashkë duke thurur plane e strategji për të qenë sa më efikas në lojë.

Deri tani duket se ndihen mjaft mirë me njëri-tjetrin, në një farë mënyre i anashkalojnë banorët e tjerë, pasi mezi presin momentin për të ndarë shtratin.

Esida është ajo që e përkëdhel Eraldin dhe i pëshpërit vazhdimisht në vesh, sjellje që është komentuar si shenjë varësie dhe posesiviteti.

Ndërkaq, banorët e tjerë kanë filluar të bëjnë ironi me Esidën për sa i përket edhe manisë së saj për ushqimin në mes të natës, para se të shkojë në shtrat.

Esida është një vit më e madhe se Eraldi dhe javën e kaluar deklaroi se i pëlqenin femrat dhe madje për të vërtetuar këtë fakt ishte gati të jepte prova për banorët. Të shohim se si do të sqarohet ajo në publik për orientimin e vërtetë seksual. /Panorama/

Publikuar: 09.03.2014 | 10:08
Lexuar: 833 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime