E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Profesor Hamiti, duke folur për gjendjen ekonomike të vendbanimeve shqiptare theksoi se mungon një strategji për ekonomi të përbashkët në mes trevave shqiptare në rajon. Duke pasur një strategji të këtillë, edhe përpos kufijve administrativ që na ndajnë, shumë lehtë do të mund të përballohej edhe kriza aktuale, por edhe shumë situata të tjera të vështira, theksoi doc. dr. Hamit Aliu.
Profesorët e USHT-së debatuan për ekonominë e Maqedonisë










“Ekonomia në Republikën e Maqedonisë” ishte tema e tribunës shkencore, e organizuar në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, nga ana e Klubit të studentëve “Ekonomisti’, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Në këtë tribunë me ligjëratat e tyre morën pjesë, dekani i Fakultetit Ekonomik, doc. dr. Petrit Pollozhani, si dhe profesorët, doc. dr. Hamit Aliu dhe doc. dr. Saedin Xhaferi.

Kryetari i Klubit të studentëve “Ekonomisti”, Besir Beqiri, në hapje të kësaj tribune shkencore, theksoi se, duke e ditur rolin dhe rëndësinë e zërit të studentëve, si dhe rolin e tyre në perceptimin e fenomeneve ekonomike, Klubi i studentëve “Ekonomisti”, së bashku me profesorët e Fakultetit Ekonomik, kanë vendosur që përmes kësaj tribune t’i elaborojnë sadopak këto procese ekonomike në vendin tonë.

Profesori i Fakultetit Ekonomik, doc. dr. Hamit Aliu, në këtë tribunë u paraqit me temën: ,,Mirëqenia ekonomike mes shqiptarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendbanimeve shqiptare”.

Profesor Hamiti, duke folur për gjendjen ekonomike të vendbanimeve shqiptare theksoi se mungon një strategji për ekonomi të përbashkët në mes trevave shqiptare në rajon. Duke pasur një strategji të këtillë, edhe përpos kufijve administrativ që na ndajnë, shumë lehtë do të mund të përballohej edhe kriza aktuale, por edhe shumë situata të tjera të vështira, theksoi doc. dr. Hamit Aliu. Në fund ai shtoi se Maqedonia nuk ka krizë financiare, por gjatë këtyre dy dekadave të fundit ka krizë të thellë ekonomike.

Profesori tjetër i Fakultetit Ekonomik, doc. dr. Saedin Xhaferi, në këtë tribunë shkencore u prezantua me temën lidhur me recesionin në ekonominë botërore dhe implikimet në Maqedoni. Ai me këtë rast theksoi se recesioni filloi si pasojë e kredive të shumta banesore që janë lëshuar nga bankat amerikane. Profesori Seadin, po ashtu me ilustrime të shumta prezantoi implikimet e ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe të krizës ekonomike botërore në vendet e zhvilluara, si dhe në vendet e rajonit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, doc. dr. Petrit Pollozhani, foli lidhur me strukturat ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe gatishmërinë për integrime evropiane të saj. Profesor Petriti tha se në Maqedoni kemi ndarje të politikave zhvillimore, të cilat drejtohen kryesisht në pjesët lindore të vendit, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë përkrahjen më të madhe ekonomike e kanë nga familjarët e tyre që punojnë në botën e jashtme. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik, nga mërgimtarët shqiptarë për çdo vit në Maqedoni hyjnë rreth 600 milionë euro.

Lidhur me situatën ekonomike në Maqedoni u prezantua edhe studentja Fatlume Kastrati. Në pjesën e fundit të tribunës shkencore, të pranishmit parashtruan pyetje të ndryshme për profesorët pjesëmarrës në këtë tribunë, të cilat kishin të bëjnë me krizën botërore dhe implikimet e saj në ekonominë e Maqedonisë.
Profesorët e USHT-së debatuan për ekonominë e Maqedonisë
Profesorët e USHT-së debatuan për ekonominë e Maqedonisë
Profesorët e USHT-së debatuan për ekonominë e Maqedonisë

Publikuar: 01.04.2010 | 08:35
Lexuar: 4320 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime