E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Organizator i simpoziumit rajonal është Komiteti Nacional IKOMOS Maqedoni.
Simpozium për harmonizim me legjislativën e BE-së për mbrojtje të trashëgimisë kulturore






Arkitektë, historianë të artit, inxhinierë ndërtimorë, konservatorë dhe piktorë konservatorë nga Maqedonia, Greqia, Sllovenia, Serbia, Kosova sot në Bibliotekën nacionale universitare "Shën Klimenti i Ohrit" diskutuan për "Harmonizim të legjislativës nacionale nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore me rregullat evropiane".

Organizator i simpoziumit rajonal është Komiteti Nacional IKOMOS Maqedoni.

Llazar Shumanov, kryetar i IKOMOS Maqedonisë, informon se ekzistojnë rregulla evropiane dhe se ideja është që të informohet opinioni i Maqedonisë dhe ai rajonal, se si t'i zbatojë dhe aplikojë në rregullativën nacionale.

Profesor Serxho Lagomarzino nga Universiteti i Xhenovës konsideron se ekzistojnë dëme të caktuara në ndërtimet antike, veçanërisht nga tërmetet dhe paraqitjet sizmike.

Veronika Shendova nga Instituti për inxhinieri bujqësore dhe sizmologji inxhinierike (IIBSI) theksoi se punojnë në sferën e trashëgimisë kulturore sepse, siç tha, Maqedonia disponon me trashëgimi të pasur dhe të vlefshme kulturore.

Simpoziumi është aktivitet programor i Komiteti nacional dhe tërësisht është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Komiteti nacional-IKOMOS Maqedoni këtë vit shënon 20 vjet nga formimi i tij.

Publikuar: 10.03.2014 | 15:35
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime