E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbipesha është një problem i cili sa vjen e shtohet. Problemet shëndetësore të shkaktuara nga mbipesha përbëjnë një barrë të rëndë si për individin ashtu dhe për shoqërinë. Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme parandalimi i tij që në moshë të vogël dhe marrja e masave paraprake.
Si ta shmangni mbipeshën?












Pra me zhvillimet teknologjike njerëzit kanë filluar të bëjnë një jetë pasive. Kjo është dhe arsyeja e shtimit të numrit të fëmijëve me mbipeshë. Fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës para televizorit dhe kompjuterit.

Kjo rrit disa herë më shumë rrezikun e shfaqjes së mbipeshës që në moshë të vogël. Edhe patatinat, çokollatat apo produktet tjera të thata të marra gjatë kësaj periudhe nxisin më shumë situatën.

Mbipesha mund të bëhet shkak i sëmundjeve serioze në të ardhmen. Nëse fëmija vihet në lëvizje me anë të lojërave atëherë mund të parandalohet dhe shfaqja e sëmundjeve si vështirësi në frymëmarrje, diabeti etj. Fëmija i cili shijon lojën do të pakësojë dhe kohën e qëndrimit para kompjuterit dhe televizorit.

Duke qenë vazhdimisht në lëvizje ai do të qëndrojë dhe larg mbipeshës. Familjet kanë shumë për të bërë në këtë pikë. Ato duhet të përpiqen ta nxjerrin jashtë fëmijën për të luajtur dhe jo ta mbajnë të mbyllur në shtëpi, pra duhet të shtohen edhe pajisjet sportive për fëmijë.

Mos harroni se bazat e mbipeshës hidhen që në periudhën e fëmijërisë. Pra, familjet duhet t’i nxisin sa më shumë fëmijët dhe nëse është nevoja të dalin me ta në natyrë dhe të luajnë e vrapojnë. Nëse nuk mund të dalin të luajnë atëherë së paku duhet ta dalin në një shëtitje duke ecur në këmbë dhe këtë ta bëjnë çdo ditë.

Fëmija kur ti sheh prindërit se po dalin të ecin edhe ai do ta bëjë këtë shprehi dhe do të dalë pas një kohe edhe vetë, pasi që zakonisht fëmijët imitojnë prindërit e tyre.

Publikuar: 10.03.2014 | 19:17
Lexuar: 633 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime