E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger është shprehur se gjykimi nga Nicola Rizzoli në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut, luajti rol vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.
Flasin Guardiola dhe Venger pas ndeshjes







Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola festoi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 në duelin e kthimit me Arsenalin në “Allianz Arena”. Por, klubi bavarez kaloi fazën falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”.

“Në ndeshjen e parë kemi arritur të ndërtojmë një avantazh të mirë 2:0, në duelin e kthimit u munduam të minimizojmë gabimet duke mos i lejuar Arsenalit të na sulmojë. Mendoj se ata luajtën më mirë se ne në 8 minutat e para të ndeshjes në Emirates, ndërsa ne kemi qenë superior në minutat në vijim. Në pjesën e parë ata nuk kishin raste, janë mbrojtur me shumë futbollistë dhe ne kontrolluam situatën. Gjithçka shkoi mirë, me përjashtim të golit të pësuar”u shpreh tekniku spanjoll.

Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger është shprehur se gjykimi nga Nicola Rizzoli në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut, luajti rol vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Wenger është ende i pakënaqur me atë që ndodhi në takimin e parë, kur Rizzoli përjashtoi me karton të kuq portierin e Arsenalit, Shezni, në rastin kur ai rrëzoi Arjen Robbenin si futbollist i fundit ku u akordua edhe penallti në favor të bavarezëve.

“Vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e parë ndikuan në rezultatin e përgjithshëm dhe eliminimin tonë”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.

“Vuajtëm në pjesën e parë, në të dytën luajtëm më mirë e sidomos në 20 minutat e fundit ku mund të shënonim gola. Loja ishte e mirë dhe u eliminuan vetëm për faj të asaj që ndodhi në ndeshjen e parë, dhe ky është pendimi ynë. U mbrojtëm mirë në pjesën e parë, filluam të sulmojmë më mirë në të dytën, dhamë maksimumin, shpirti i ekipit ishte ai i duhuri dhe e kam uruar ekipin”.

Publikuar: 12.03.2014 | 15:16
Lexuar: 573 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime