E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Alpet shqiptare janë mbresëlënëse dhe me forma piktoreske. Ato janë një shtrirje e peizazhit malor, i cili përplaset në disa zinxhirë luginash gëlqerore të Alpeve.
Alpet shqiptare me forma piktoreske (FOTO)












Luginat paraqesin në disnivel me majat e maleve, thellësitë e 1200-1500 m dhe ndonjëherë edhe më shumë, shkruan ATSH. Alpet shqiptare janë një nga rajonet më me reshje të Evropës, nuk ka të dhëna të sakta meteorologjike, por vlen të përmendet se bie gati një metër e gjysmë shi në vit.

Bora mbulon gjatë dimrit gjerësisht Alpet shqiptare mbi 1800 m lartësi, ajo qëndron në disa vende e përjetshme.

Sipas informacionit të mbledhur nga Leutelt në Theth (Lugina e Shalës, rreth 800 m lartësi), bien mesatarisht katër metra dëborë në vit. Vera është mjaft e thatë, por mungojnë erërat e ngrohta dhe netët janë mjaft të freskëta.

Pra bora nganjëherë mund të ruhet nga viti në vit, jo vetëm në gropat karstike dhe të çarat, por edhe në shpatet e caktuara në hije. Duket se bora e përjetshme ishte më e shpeshtë dhe më e përhapur në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majave më të larta malore.

Nga masivi i Alpeve janë lëshuar akullnajat masive nga veriu dhe lindja. Akullnaja e Plavës ka qenë e gjatë 35 km. Këtu ajo krijoj edhe liqenin e Plavës, në një lartësi mbidetare 900 m.
Alpet shqiptare me forma piktoreske

Publikuar: 12.03.2014 | 19:39
Lexuar: 2683 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime