E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tre shtetasit e Maqedonisë janë arrestuar dhe me padi penale u janë dorëzuar Drejtorisë policore të Vukovarit-Sremit.
Shtetas të Maqedonisë janë arrestuar në Kroaci, kontrabandonin marihuanë













Mbi 12 kilogramë marihuanë janë gjetur dhe konfiskuar në një automobilin e shtetasit 22-vjeçar të Maqedonisë, i cili përveç drogës, në Kroaci ilegalisht transportonte edhe dy bashkëatdhetarë, kumtoi sot policia kroate.

Tre shtetasit e Maqedonisë janë arrestuar dhe me padi penale u janë dorëzuar Drejtorisë policore të Vukovarit-Sremit.

Gjatë bastisjes së automobilit me targa sllovene, i cili ishte ndaluar pas mesnate në autostradën Zagreb-Lipovac, droga është gjetur në tre valigje.

Për dy ushëtarët në automobil është konstatuar se në kroaci kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, transmeton agjencia kroate Hina.

Publikuar: 13.03.2014 | 11:46
Lexuar: 638 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime