E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ekspo, Stil & Arki ASA 3” është i hapur për të gjithë artistët, stilistët dhe arkitektët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga te gjitha vendet e Evropës ku ata studiojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre.
ASA ngjarja që bashkon artistët, stilistët dhe arkitektët












Qendra kulturore “Klubi ASA-Arte Stilim Arkitekturë” në Tiranë bën thirrje për aplikim për në edicionin e tretë të “Ekspo Stil dhe Arki Asa 3”.Kjo ngjarje i dedikohet tërësisht mediumeve të arteve figurative, stilimit dhe arkitekturës ku studentë dhe profesionistë të këtyre tri degëve bëhen bashkë dhe prezantohen për publikun shqiptar dhe atë të huaj.

Kjo është ngjarja më e rëndësishme tradicionale që ASA organizon gjatë tërë kalendarit kulturor vjetor dhe që synon të bashkojë në një ngjarje të vetme studentët dhe profesionistët e rinj kudo ata studiojnë dhe jetojnë, të nxisë dhe mbështesë rolin jetik të artit dhe krijmtarisë, si dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre nga shkollat dhe vendet që vijnë.

“Kjo ngjarje mund të konsiderohet si një bashkëbisedim i hapur mes artistëve, stilistëve dhe arkitektëve me kombësi të njëjtë por me vendbanime të ndryshme.

Tema e edicionit të 3 të “ Ekspo, Stil & Arki ASA ” si gjithmonë do të jetë e lirë, por realizimi i veprës duhet të jetë i vitit të fundit” , thuhet në njoftimin për medie të organizatorëve të kësaj ngjarjeje.
“Ekspo, Stil & Arki ASA 3” është i hapur për të gjithë artistët, stilistët dhe arkitektët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga te gjitha vendet e Evropës ku ata studiojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre.

Të gjitha mediumet dhe teknikat janë të lejuara.
Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën:www.KlubiASA.org/anetaresohu/ deri më datë 29 mars 2014.

KultPlus

Publikuar: 19.03.2014 | 15:56
Lexuar: 791 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime