E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm Ter Stegen duket se ka konkretizuar kalimin në "Camp Nou", ndërsa më i vështiri mbetet pa dyshim Kun Aguero, i cili mbetet një futbollist fiks i Cityt.
Lista e dëshirave të Barcelonës













Televizioni "ESPN" zbuloi ditën e mërkurë listën e dëshirave të merkatos, që trajneri Tata Martino i paraqiti drejtuesve të Barcelonës në muajin Tetor.

Sipas këtij televizioni, në listën e Martinos përfshiheshin portieri Ter Stegen i Mynshengladbahut, mbrojtësit Subotiç i Dortmundit, Felipe Luis i Atleticos, Vergini i Sunderlandit, Doria i Botafogos, mesfushorët Gundogan i Dortmundit dhe Arda Turan i Atleticos, si dhe sulmuesi Kun Aguero, i Manchester City e Klose i Lazios.

Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm Ter Stegen duket se ka konkretizuar kalimin në "Camp Nou", ndërsa më i vështiri mbetet pa dyshim Kun Aguero, i cili mbetet një futbollist fiks i Cityt.

Ndërkohë, e përditshmja "AS" informoi të mërkurën se në aksin City-Barcelona mund të ketë edhe më shumë aktivitet, me portierin Victor Valdes, i cili ka deklaruar që nuk do të rinovojë pasi dëshiron një përvojë jashtë vendit, që duket se do të kalojë në "Emirates Stadium".

Publikuar: 20.03.2014 | 00:12
Lexuar: 578 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime