E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, do të ishte i lumtur nëse do të mund ta mbyllë karrierën e tij me Topçinjtë.
Szczesny, gjithë jetën Topçi
















Portieri polak nënshkroi një marrëveshje të re afatgjate nëntorin e kaluar dhe tashmë e ka siguruar veten si zgjidhja e parë e Arsene Wenger.

“Nëse ata më japin një kontratë për të mbyllur karrierën, do ta nënshkruaja atë pa hezitim. Ndjehem i lidhur me klubin dhe trajnerin i cili më ka dhënë një shans. Nuk ka shumë që do ta bënin këtë, por unë duhet të kem qenë i mirë. E shoh të ardhmen time këtu”.

“Do të luaj te Arsenali për aq sa të më duan këtu. Nuk kam frikë të luftoj për pozitën e numrit një me cilindo: Fabianski ose Casillas”.

“Shpresoj se nuk do ta bëj menaxherin të mendojë, ‘Wojciech nuk është numri një’. E gjitha është në duart e mia. Unë jam në formën më të mirë jetësore”, ka thënë Szczesny për gazetën polake Przeglad Sportowy.

Publikuar: 21.03.2014 | 08:41
Lexuar: 526 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime