E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më poshtë do të njiheni me dhjetë sinjalet të cilat tregojnë se nuk do të ishte mirë që të ktheheshit me ish të dashurin tuaj!
10 shenjat që nuk duhet të ktheheni tek ish i dashuri








Kur një lidhjeje i jepet fund, është normale të kalosh një fazë në të cilën dëshiron të kthehesh me të, por jo gjithmonë ky është vendimi më i drejtë që mund të marrësh.

Në fakt ekzistojnë disa rrethana që tregojnë pa asnjë hije dyshimi se ndarja ka qenë një gjë e mirë dhe se kthimi do të ishte i gabuar. Për shembull, nëse jeni ndarë sepse ndjenja kishte “vdekur”, çfarë kuptimi ka t’ia nisni edhe një herë nga e para?

Ose, nëse nuk besoni më tek ai, çfarë lloj historie mendoni që mund të ndërtoni bashkë? Më poshtë do të njiheni me dhjetë sinjalet të cilat tregojnë se nuk do të ishte mirë që të ktheheshit me ish të dashurin tuaj!

Keni frikë të qëndroni vetëm

Nëse motivi për të cilin dëshironi të ktheheni tek ai është se keni frikë të qëndroni vetëm, ta dini që nuk është një arsye! Duhet të mësoheni të qëndroni me veten përpara se të qëndroni me të tjerët!

Jeni ndarë për një motiv të fortë

Nëse jeni ndarë për një motiv të vlefshëm, është e kotë që të vazhdoni këtë qark të mbyllur duke u kthyer së bashku.

Keni shumë pak kohë që jeni ndarë

Nëse keni pak kohë që jeni ndarë është normale që të ndieni nostalgji, por nuk është e përshtatshme që të ktheheni së bashku në valët e emocioneve!

Të gjithë të thonë që të mos kthehesh me të

Nëse njerëzit e afërt të këshillojnë që të mos të kthehesh me të ka një motiv, duke qenë se flasin për të mirën tënde.

Mendoni vetëm për momentet e bukura

Kjo do të thotë se nuk je e kthjellët për t’u kthyer bashkë dhe se do ta bëje për motive të gabuara!

Ti e shfajëson gjithnjë atë

Ai gjithmonë është sjellë keq, por ti vazhdon ta shfajësosh për gjithçka! Kthimi me të do të ishte vërtet i padobishëm.

Nuk arrin të besosh tek ai

Nëse jeni ndarë sepse nuk arrije të kishe besim tek ai është sërish e kotë të ktheheni së bashku, sepse besimi është baza e dashurisë.

Nuk është hera e parë që ndaheni

Nëse ndarja për ju është një zakon, mbase do të thotë se nuk ka më kuptim që të qëndroni bashkë. Pasi do të vazhdojë e njëjta histori.

Nuk i keni zgjidhur problemet tuaja

Nëse nuk i keni zgjidhur ende arsyet që ju kanë çuar te ndarja, kthimi së bashku do të ishte një humbje kohe!

Ai nuk i ka marrë përgjegjësitë e veta

Nëse jeni ndarë për fajin e tij dhe ai akoma nuk e ka pranuar se ka gabuar, është e kotë të ktheheni sërish bashkë sepse ai do të sillej me ju si t’i dojë qejfi!

Hulumtimet tregojnë se kthimi tek ish i dashuri në 99% të rasteve përfundon më keq

Edhe nëse ktheheni me të, do të grindeni përsëri për të njëjtat gjëra në të njëjtën mënyrë. Edhe më pas, ai do të mendojë se ju jeni shpirti i kundërshtimit, e as ju nuk do të harroni sjelljet e tij të papërgjegjshme.

Çiftet që pajtohen zakonisht hyjnë në një episod të ri të lidhjes, duke u përqendruar vetëm në dy gjëra. Por, ato të këqijat ende nuk janë harruar dhe do të jenë arsye për grindje.

Njerëzit ndryshojnë në mënyrë që lidhja e tyre të përparojë.

Kompromiset janë normale, mirëpo ekzistojnë gjëra që nuk lejojnë kompromise. Për shembull, nëse ju dëshironi fëmijë e ai jo, atëherë kjo është një rrugë pa krye në marrëdhënie.

Pas njëfarë kohe, të gjithë kujtojmë gjërat e bukura. Për këtë arsye në mënyrë të gabuar shikojmë në lidhjet e kaluara. Kujtojmë se sa të lumtur ishim dhe sa shumë jemi kënaqur. Por, gjithnjë kujtojeni arsyen e ndarjes suaj. Mos e harroni atë!

Publikuar: 21.03.2014 | 16:48
Lexuar: 651 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime