E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjitha ndeshjet e ligës së dytë zhvillohen të shtunën me fillim në orën 14:00
Drita kundër ekipit Rrufeja-M, Vrapçishti udhëton në Kratovë
Liga e dytë java e 19-të\

Shaban Sinani









Në Ligën e dytë republikane kampionati vazhdon me ndeshjet e javës së 19-të. Në këtë xhiro në program janë disa ndeshje që kanë rëndësi të veçantë siç janë Zajazi –Skopje, Shkupi Kozhufi dhe sidomos ndeshjet derbi të dy skuadrave të rajonit të pollogut Drita Rrufeja, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunë në stadiumin e Bogovinës.

Në këtë përballje ekipi Drita hynë me epitetin e ekipit e cila nga tre ndeshje në sezonin pranveror ka të fituara 9 pikë maksimale, kundrejt një ekipi si Rrufeja-M e cila ka një fitore, një barazim dhe një disfatë. Dy ekipe në këtë përballje prite të dalin me formacione të kompletuara .
Rrufeja  nuk  dorëzohet

Si do që të jetë drejtuesit e dy skuadrave në këtë përballje presin para se gjithash që ekipet të angazhohen maksimalisht që të kënaqin tifozët e pranishëm ndërsa fitues le të del skuadra që do të jetë më me fat. Këtë përballje do ta referojnë Albrim Shaqiri me ndihmësit e tij Çakarevski dhe Bakraçeski nga Ohri.
Vrapçishti drejtë një sfide   të re

Skuadra e Vrapçishtit në xhiron e katërt të sezonit pranveror pas tre fitoreve të një pasnjëjshme do të përballet me liderin në renditjen tabelore Sileksin në cilësinë mysafirit.

Është ky një test për dy skuadra që kanë pretendime për kreun e tabelës.Këtë përballje derbi do të referojë gjyqtari Zoranço Temelkov.

Të gjitha ndeshjet e ligës së dytë zhvillohen të shtunën me fillim në orën 14:00,takohen:Drita – Rrufeja-M, Zajazi – Skopje, Shkupi–Kozhufi, Boreci – Lokomotiva, Pobeda – 11Oktomvri, Teteksi – Tiverija, Sileksi – Vrapçishti, Maxhari S - Novaci

Publikuar: 21.03.2014 | 19:02
Lexuar: 807 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime