E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas një statistike, nga janari i vitit 2001, James Patterson është shkrimtari që ka shitur më së shumti libra. Nga krijimtaria e tij e pasur, vëmendje më të madhe ka tërhequr romani "1st to Die", ka bërë të ditur agjencia Nelson.
Shkrimtarët më të shitur të shekullit XXI











James Patterson, i cili nesër mbush 67 vjeç, në mbarë botën ka shitur mbi 300 milion kopje të librave të vet, transmeton Daily Telegraph, duke u thirrur në rezultatet e hulumtimit të agjencisë Nelson.
Shkrimtari i popullarizuar kohë më parë kishte mahnitur lexuesit e vet, por edhe të gjithë dashamirësit e librave në SHBA, kur kishte dhuruar 1 milion dollarë, donacion për bibliotekat e vogla lokale.

"Shumë librari zhduken, edhe bibliotekat zhduken ose fondi i tyre nuk freskohet. Bibliotekat e shkollave askush nuk i mbështet. Kjo nuk është gjë e mirë", kishte deklaruar Patterson.
Në vendin e dytë ndodhet Joanne K. Rowling, autorja e serisë së librave për magjistarin Harry Potter, e që vitet e fundit i ka botuar dy libra shumë të suksesshëm për të rritur, "The Casual Vacancy" (2012) dhe " The Cuckoo's Calling" (2013), një roman detektiv me pseudonimin Robert Galbraith.

Megjithkëtë, libri më i shitur i saj mbetet i katërti me radhë nga seriali për Harry Potterin, me titull "Harry Potter and the Goblet of Fire"
Autorja britanike, megjithë shitjen e madhe të librave të vet, shumë rrallë ndodhet në mesin e njerëzve më të pasur, ndërsa arsyeja është shume e thjeshtë. Vitet e fundit, në bamirësi, ajo ka dhuruar 160 milion dollarë.

"Kur fitoni shumë më shumë se që keni nevojë, atëherë keni edhe përgjegjësi morale që të veproni me mençuri dhe të dhuroni me mençuri", kishte deklaruar shkrimtarja në një revistë për filantropi.
Ja si duket lista e plotë e shkrimtarëve më të shitur të shekullit XXI, duke përfshirë edhe veprat më të shitura:

James Patterson (1st to Die)
Joanne K. Rowling (Harry Potter and the Goblet of Fire)
Nora Roberts (Red Lily)
Dr. Seuss (Oh, the Places You'll Go!)
John Grisham (A Painted House)
Stephenie Meyer (Twilight)
Dan Brown (The Da Vinci Code)
Nicholas Sparks (The Notebook)
Janet Evanovich (One for the Money)
Jeff Kinney (Diary of a Wimpy Kid)
Shkrimtarët më të shitur të shekullit XXI‏
Shkrimtarët më të shitur të shekullit XXI‏
Shkrimtarët më të shitur të shekullit XXI‏

Publikuar: 22.03.2014 | 10:54
Lexuar: 874 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime