E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

15 për qind e të regjistruarve e braktisin universitetin vetëm pas një viti studimi dhe për pjesën më të madhe rruga drejt diplomimit është gjithë pengesa.
Itali, 40% e studentëve braktisin universitetin






Pak të regjistruar dhe shumë braktisje, kështu universiteti italian shkon në krizë. Kjo del nga të dhënat e raportit të parë mbi gjendjen e sistemit universitar dhe të kërkimit, i realizuar nga Anvur.

Numri i të matrikulluarve është ulur me 20 % në më pak se 10 vjet (më pak se 69 mijë regjistrime nga 2003-2004 deri në 2012-2013) dhe për shumë prej tyre, diplomimi mbetet një shteg i paarritshëm. Gati 40 për qind e studentëve që ndërmarrin një kurs trevjeçar studimi bachelor, në fakt nuk e çojnë atë deri në fund.

15 për qind e të regjistruarve e braktisin universitetin vetëm pas një viti studimi dhe për pjesën më të madhe rruga drejt diplomimit është gjithë pengesa.

Vetëm një e treta e studentëve në kursin trevjeçar dhe vetëm 40 për qind e studentëve në kurset e specializimit arrijnë të diplomohen në kohën e parashikuar, që mesatarisht janë më shumë se 5 vjet për trevjeçarin.

Një krizë që reflektohet edhe në bazën e përqindjes së të diplomuarve në popullsi (22.3 %). Krahasuar me vende të tjera europiane, Italia rezulton mes vendeve me përqindjen më të ulët të individëve me një diplomë trevjeçare, kjo edhe mes më të rinjve.

Vetëm në vitin e parë, 15 % e studentëve në kurset trevjeçare e lënë fare shkollën, ndërsa e njëjta përqindje ndërrojnë kurset, thotë raporti. 10 për qind e braktisin universitetin në fazat e fundme të studimit.

Agjencia qeveritare ka sjellë panoramën e vështirësive që kanë studentët në tranzicionin nga shkollat e mesme në jetën studentore. Një nga deficitet në përgatitjen e studentëve ka qenë orientimi joefektiv dhe dobësia e stafit trajnues që merret me regjistrimet.

Numri i përgjithshëm i italianëve që shkojnë në universitet gjithsesi është rritur në vitet e fundit. Numri i të diplomuarve të rinj mes moshës 25 dhe 34 vjeç ka kapërcyer nga 7.1 për qind të popullsisë në vitin 1993, në 22.3 për qind në 2012-ën.

Por, pavarësisht një rritjeje të rinisë së arsimuar, Anvur ka zbuluar problemet kronike në sistemin universitar italian.

Universitetet italiane, jashtë 200 më të mirëve të botës

Mjerimi ekonomik e ka goditur rëndë sistemin me financimet e Ministrisë së Arsimit, të cilat kanë rënë me 1 miliard euro më pak që prej vitit 2009. Shkurtimet në buxhet përfaqësojnë rënie në 20 për qind të termave reale.

Italia gjithashtu po bie në termat e shpenzimeve në kërkim në universitete me rreth 3 miliardë më pak financime publike sesa mesatarja për 34 vendet e OECD-së. Investimi i pakët ka pasur një efekt goditës në reputacionin ndërkombëtar të Italisë, duke e bërë këtë të fundit të mos përfshihet në 200 universitetet më të mira të botës.

Pesëmbëdhjetë nga universitetet e vendit, sidoqoftë, ishin përfshirë në 400 më të mirët e Revistës “Times Higher Education”: Universiteti i Trentos ishte i rendituri më lart, i ndjekur nga Bicocca i Milanos, ai i Triestes, i Torinos dhe i Pavias.

Italia, shifrat më të ulëta të të diplomuarve në Europë

Dokumenti i pari i këtij lloji i prodhuar deri më tani, sintetizon të gjitha të dhënat e disponueshme mbi universitetet dhe kërkimin shkencor, nga burimet ekonomike të universiteteve te marrëdhëniet mes të regjistruarve dhe të diplomuarve, nga performanca e financimit publik dhe privat me cilësinë e prodhimit shkencor të studiuesve italianë.

Për të parën herë, raporti gjurmon një bilanc të efekteve të reformës “3+2” të sistemit universitar 15 vjet pas miratimit të saj. Reforma, sipas Anvur, ka zvogëluar por nuk ka zgjidhur problemet kronike të universitetit italian, ku mbetet një normë e lartë e braktisjes së studimeve (40 për qind e të regjistruarve nuk e mbyllin ciklin Bachelor) një diferencë e thellë mes veriut dhe jugut, dhe pavarësisht rritjes nga 5.5 në 12.7 për qind të të diplomuarve në popullsi në moshë pune mes vitit 1993 dhe 2012, mbetet hendek i madh krahasuar me mesataren europiane: 22.3 të diplomuar në 100 banorë përballë 35 për qind të fashës së moshës mes 25 dhe 34 vjeç.

1 miliard euro më pak për arsimin e lartë

Në Itali, shpenzimet për udhëzimet universitare janë më pak se 30 për qind nga mesatarja e vendeve të OECD. Nga viti 2009 deri më tani, universitetet kanë humbur rreth një miliard euro financime publike, një pakësim burimesh që sipas raportit është bërë i qëndrueshëm nga reduktimi i personelit dhe bllokimi i rritjes së rrogave.

Megjithatë, thekson dokumenti, raporti student/docent është kthyer në vlera të larta. Që do të thotë se në 2018-ën do të shkojnë në pension rreth 9 mijë docentë, afro 17 për qind në total, dhe do të jetë e nevojshme të sigurohen zëvendësuesit (rreth 1800 docentë në vit) për të garantuar didaktikën, qeverisjen e universiteteve dhe potencialin e kërkimit në vend.

Kërkimi shkencor, produktivitet i lartë, financim i dobët

Nën profilin e financimeve nuk shkon më mirë as kërkimi shkencor. Edhe këtu regjistrohet një kontribut publik më pak se tre miliardë euro, krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-së dhe investimeve private të barabarta vetëm me një të tretën, krahasuar me mesataren e vendeve të industrializuara.

Anvur denoncon më tej çekuilibrimin me kontribuuesve italianë në kërkimin europian ( 13,9 %) dhe kuotës së fondeve të marra nga BE ( 8.1 %). Praktikisht, lexohet në raport, Italia përfiton 65 qindarka për çdo euro të investuar në programin kuadër të BE-së.

Pavarësisht kësaj, produktiviteti i kërkuesve italianë mbetet i lartë, me një numër artikujsh dhe citimesh për kërkues mes më të lartave në nivel ndërkombëtar.

Raporti nënvizon se, duke konsideruar publikimet e gjykuar si ekselente (10 më të mirat në termat e shifrave të citimit apo faktorit të impaktit të revistës) në zonën shkencore kuota italiane mbetet ende inferiore, krahasuar me atë të vendeve kryesore europianë të marra në shqyrtim. (Mapo)

Publikuar: 24.03.2014 | 13:22
Lexuar: 814 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime