E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktivisti shumëvjeçar i të drejtave të njeriut Halit Barani ka hapur në qendër të Mitrovicës ekspozitën me fotografi ku pasqyrohen krimet e regjimit serb ndaj popullatës civile në Kosovë.
Barbaria serbe shfaqet në ekspozitë











‘Mos e harroni të kaluarën, nëse e dëshironi një të ardhme të ndritur’, ishte motoja e ekspozitës më fotografi e autorit Halit Barani, e cila u hap të hënën, në qendër të Mitrovicës.

Në këtë ekspozitë, autori ka prezantuar rreth 113 fotografi të cilat dokumentojnë krimet gjenocidale të forcave ushtarako-policore serbe mbi popullatën shqiptare të Mitrovicës me rrethinë, në periudhën e viteve 1990-2004. Disa prej këtyre fotografive u ekspozohen për herë të parë.

Ky aktivitet pamor u organizua me rastin e 15 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, moment ky që shënoi fillimin e çlirimit të Kosovës nga regjimi serb.

Siç njofton kosovapress, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, tha se ekspozita e Baranit dhe fotografitë me imazhe rrëqethëse, që flasin për barbarinë serbe ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk ka për qëllim futjen e urrejtjes apo hakmarrjes ndaj serbëve, por ka mesazh të qartë që të mos harrohen krimet dhe të punohet më me përkushtim për të ardhmen, në mënyrë që krimet e tilla të mos përsëriten.

Ndërkaq, veprimtari i çështjes kombëtare, njëherit kryetar nderi i KMDLNj-së, Adem Demaçi, tha se kjo që është prezantuar sot është vetëm e njëmijta pjesë e hidhur që kanë përjetuar shqiptarët nga neofashistët serbë.

Autori Halit Barani, theksoi se ekspozita veç tjerash, ka edhe një mesazh tjetër për udhëheqësit kosovarë, të cilët duhet t’ua bëjnë me dije gjithë botës se shqiptarët janë viktima, ndërsa serbët agresori.

Është kjo ekspozita e trembëdhjetë me radhë e aktivistit shumëvjeçar të të drejtave të njeriut Halit Baranit.

Publikuar: 24.03.2014 | 16:22
Lexuar: 950 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime