E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si president nuk do të pranoj ndryshimin e Kushtetutës për shkak të emrit kushtetues dhe nuk do të pranoj ide dhe propozime të cilat do ta rrezikonin identitetin kombëtar maqedonas dhe modelin tonë të bashkëjetesës. Këtë mbrëmë nga Struga e porositi kandidati për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë", Gjorge Ivanov.
Ivanov: Nuk do të pranoj kanosje ndaj identitetit maqedonas











Në lidhje me problemin që Republika e Maqedonisë e ka me fqinjin jugor, Ivanovi është decid, nuk ka ndryshim të emrit.

"Para pesë vitesh e kam kërkuar dhe e kam fituar besimin tuaj.
Programi me të cilin dola para jush në vitin 2009 është i plotësuar. Kam realizuar më shumë se që është paraparë. Rezultatet e asaj që është realizuar deri më tani janë të dukshme. Tregojnë se dimë të punojmë me qëllime dhe projekte. Në kabinetin tim, në mandatin tim kam pranuar mbi pesë mijë qytetarë dhe i kam shqyrtuar problemet e tyre", tha Ivanov.

Gjatë pesë viteve të kaluara, siç shtoi, gjithmonë ka qenë me popullin, por e ka promovuar Maqedoninë në çdo takim pune.
Tërë mandatin, siç shton më tej, ia kushtova hapjes së horizonteve të reja për Maqedoninë dhe qytetarët. Shtoi se gjithmonë pas tij ka qëndruar mbështetja e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Në mitingun e mbrëmshëm në Strugë, ai theksoi se fuqia e Maqedonisë është në politikën e saj të fqinjësisë së mirë, ndërsa Struga, siç shtoi, është shembull i mirë për këtë. Ivanov theksoi se ka akoma punë, në siç tha, hapjen e horizonteve të reja për ekonominë e Maqedonisë, për kulturën, arsimin, të rinjtë.

Publikuar: 26.03.2014 | 09:55
Lexuar: 487 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime