E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tetë ndeshje të zhvilluara shtatë fitore të skuadrave vendase dhe një ndeshje e papërfunduar shkaku i tërheqjes së ekipit me gjithsejtë 22 gola të shënuar ishte epilogu u ndeshjeve të javës së 21-të ligën e dytë republikane të futbollit.
Shkupi dhe Zajazi shënojnë fitore Vrapçishti kthehet duarthatë
Liga e dytë, java e 21-të




Shaban Sinani









Tetë ndeshje të zhvilluara shtatë fitore të skuadrave vendase dhe një ndeshje e papërfunduar shkaku i tërheqjes së ekipit me gjithsejtë 22 gola të shënuar ishte epilogu u ndeshjeve të javës së 21-të ligën e dytë republikane të futbollit.

Shkupi në përballjen me ekipin e Tiverisë ka shënuar fitore tësigurt 3-0 me golat që i kanë shënaur Desnic dhe Demiri në pjesën e parë, kurse Stankovski në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 3-0. \

Zajazi me dy golat e Burhan Emurllahit ka shënuar fitore të sigurtë 2-0 kundër ekipit Kozhufi 2-0.

Drita në Bogovinë ka demoluar Llokomotivën 4-1 me golat e Brendim Rushitit 3 dhe Amir Alijit 1 nga penaltia.

Ndeshja në Autkomand Skopje – Rrufeja-M në rezultatin 3-0 për vendasit, ekipi mysafirë është tërhequr në minutën e 77-të siç thanë ata për shkak të referimit skandaloz dhe fyerjeve.

Në Prilep ekipi Pobeda J, ka shënuar fitore 2-1 kundër Vrapçishtit. Dy skuadrat që mabjnë pozitat e para në renditjen tabelore Sileksi dhe Teteksi kanë shënuar fitore të sigurta kundër Maxhari S dhe Novacit.


Rezultatet e javës së 21-të : Drita – Lokomotiva 4-1, Skopje – Rrufeja-M 3-0 (Rrufeja lëshoi fushën për shkak te fyerje), Zajazi – Kozhufi 2-0, Boreci – 11 Oktomvri 0-0, Shkupi – Tiverija 3-0, Pobeda J –Vrapçishti 2-1, Teteksi – Novaci 2-0 dhe Sileksi - Maxhari S 4-0

Renditja: Sileks 52, Teteks 45, Drita 38, Shkupi 37, Vrapcishti 36, Miravci 34, Pobeda J. 33, Skopje 31 (-1) Maxhari S. 30, Tiverija 28, Zajazi 28, Rrufeja 21 (-1), 11 Oktomvri 16, Novaci 14, Borec 14, Llokomotiva 13 pikë.

Në xhiron e 22-të, takohen:Lokomotiva – Skopje, Rrufeja-M – Sileksi, Maxhari – Teteksi, Novaci-Pobeda J, Vrapçishti – Shkupi, Tiverija – Boreci, 11 Oktomvri – Zajazi, Kozhufi – Drita

pamje  3

Publikuar: 29.03.2014 | 20:27
Lexuar: 738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime