E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Tetovë, vërshëllimat për Shkëndijën, duartrokitjet për Bregallnicën
Shkëndijës i bie më mirë mos të luaj në stadiumin e qytetit në Tetovë, sepse përfundimisht nuk po i ecën. Pas tre fitoreve të njëpasnjëshme me skuadra të kreut të tabelës, Shkëndija ka pësuar humbje nga Bregallnica me rezultat 0-2, në javën e 26-të të ligës së parë, duke i shkaktuar hymbjen e parë pas katër ndeshjeve. Për herë të fundit ishin mposhtur nga Euromilk me rezultat 1-2.
Në pjesën e parë Shkëndija pati disa mundësi të mira, por Vrucina, Junior e Useini nuk ishin preciz, kështu pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0.
Në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e katërt të gjysmëlojës së dytë Bregallnica kalon në epërsi, kur pas një aksioni të gjatë topi arrin deri te Naumov, i cili futet brenda zonës së rreptësisë dhe me gjuajtje precize nga ana e majtë prej 12-13 metra e çon topin në rrjetë për rezultatin 0-1. Ky gol tronditi lojtarët vendas të cilët u hodhën në sulm, por aksionet e tyre ishin pa ide, sidomos mungonte organizimi në mesfushën e lojës.
As zëvendësimet si Shabani e Fazliu nuk sollën ndonjë ndryshim në rezultat, ndërsa në anën tjetër një kundërsulm i shpejt i mysafirëve në minutën e katërt të lojës shtesë rezultoi me golin e dytë të shënuar nga Iliev, për rezultatin përfundimtar 0-2.
Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët vendas janë vërshëllyer, kurse ata mysafirë u duatrokitën nga publiku i pranishëm. Këta të fundit kanë vërshëllyer edhe gjyqtarin e ndeshjes, ku sipas tyre arbitri ka mundur të akordojë penallti për Shkëndijën kur një lojtar i Bregallnicës kishte luajtur me dorë në zonën e tyre.
Pas kësaj jave, Shkëndija është në vendin e gjashtë me 36 pikë, sa ka edhe Bregallnica një vend më poshtë.

Publikuar: 05.04.2014 | 19:56
Lexuar: 791 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime