E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

. Tash ka mbetur pa prekur vetëm komuna e Studeniçanit dhe ajo e Bërvenicës, të fala Artan Grubi.
Vazhdojnë akuzat PDSH-BDI









Financimi kriminal, blerja e votës dhe frikësimi i shqiptarëve nga ana e BDI-së ka marrë përmasa shqetësuese sipas PDSH-së e cila akuzoi shefin e kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubin se me qëllim mbulimin e harxhimeve për nevojat partiake të fushatës elektorale të BDI-së u ka urdhëruar kryetarëve të komunave që të ndajnë para nga buxheti i tyre. Kandidati për deputet i PDSH-së, Muhamet Thaçi tha se këto informacione i kanë marrë nga një email i nisur nga adresa e Artan Grubit.

“Në bashkëngjitje po të nisë dy fatura dhe të lus nëse ka mundësi komuna, secila komunë na ka ndihmuar me shumë të njëjtë duke siguruar flamuj, televizorë të mëdhenj për pres konferenca, mikrofona, mikseta. Tash ka mbetur pa prekur vetëm komuna e Studeniçanit dhe ajo e Bërvenicës, të fala Artan Grubi. Ky dokument fakton një situatë skandaloze dhe shqetësuese për shqiptarët. Ky dokument tregon se deri në çfarë shkalle ka arritur korrupsioni dhe krimi i organizuar në radhët e BDI-së!”, tha Muhamet Thaçi, PDSH.

Ndërkohë nga BDI thonë se akuzat e PDSH-së janë të pabaza. Të gjitha mjetet e ndara për manifestime në favor të shqiptarëve janë bërë në mënyrë transparente dhe kjo akuzë e PDSH-së nuk ka të bëjë me BDI-në.

“Si edhe deri më tani PDSH-ja opozitare vazhdon të shpif, kjo nuk ka lidhje me BDI-në dhe fushatën e saj por me shënimin një date të madhe për shqiptarët siç është dita e pavarësisë së Kosovës dhe manifestimi Dita e Plisit gjatë vitit 2013. Është e vërtet se institucionet shtetërore të udhëhequra nga shqiptarët kanë mbështetur këtë manifestim dhe këtë e kanë bërë publikisht edhe ato do të vazhdojnë të ndihmojnë manifestime të këtilla të cilat kanë vlerë kombëtare pa marrë parasysh se kush është organizator i manifestimit”, u shpreh Muhamet Hoxha, BDI.

Nga partia e Thaçit rikujtuan edhe njëherë opinionin se të gjitha dokumentet e prezantuara nëpër konferenca për shtyp, ku akuzojnë funksionarët e BDI-së, do të dorëzojnë edhe në institucionet përkatëse dhe do të iniciojnë procedura për të njëjtat. Valmir Kuçi

Publikuar: 07.04.2014 | 16:11
Lexuar: 661 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime