E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jurgen Klopp insiston. Sipas trajnerit të Borussias së Dortmundit edhe pse Reali i Madrdit e ka fituar 3-0 takimin e parë, skuadra e tij ka ende shanse për të kualifikuar në gjysëmfinalet e Uefa Champions League.
Klopp: Besojmë te kualifikimi edhe përkundër rezultatit të ndeshjes së pare














“ Vitin e kalur ne shkuam deri në finale, por në këtë sezon me shumë mundësi do të eleminohemi në cerekfinale. Gjithsesi unë ju siguroj se ende nuk ka mbaruar asgjë.

Reali I Madrdit është një nga favoritët për të fituar Champions Leaguen këtë sezon, por ne do të mbrohemi më mirë se në ndeshjen e parë dhe do të përpiqemi ti shfrytëzojmë në maksimum shanset që do të na krijohen. Skuadra ime është specialiste për pjesët e dyta”.

Sipas Klopp në futboll nuk ka misione të pamundura prandaj ai dhe djemtë e tij do të besojnë deri në fund.

“ Surprizat ndodhin në futboll. Marr si shembull Greqinë që fitoi kampionatin europian në vitin 2004. Por ka edhe shumë raste të tjera prandaj ne do të shpresojmë deri në fund për kualifikimin”.

Nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin e tij bomberi polak Robert Lewandowski I cili deklaroi se Dortmundi I këtij sezoni nuk është I njëjtë me atë të një viti më parë.

Sipas 25-vjecarit do të ishte një cmenduri të mendosh se ai mund ti shënojë përsëri 4 gola Realit. Megjithatë Lewandowski shtoi se Borussia është një skuadër shumë e rrezikshme në shtëpinë e saj dhe se ata do të japin gjithcka në fushën e lojës.

Publikuar: 08.04.2014 | 07:39
Lexuar: 669 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime