E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shfrytëzova të drejtën time të votës, unë do të udhëtojë për në Romë. Tani do të më tregojnë se kur do të nisem për atje”.
Votojnë anëtarët e KZ-ve të cilët i zbatojnë zgjedhjet në diasporë






Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përkatësisht në vendvotimin 5050 sot të drejtën e tyre të votës e realizuan 294 anëtarët e këshillave zgjedhore për zbatimin e votimit për zgjedhjet presidenciale në përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore dhe zyrat konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi tha se për votimin në diasporë, që do të mbahet të shtunën një ditë para zgjedhjeve presidenciale në vend, janë paraqitur 8 mijë e 332 shtetas të Maqedonisë, prej gjithsej 70 mijë e 305 të regjistruar në listën zgjedhore.

“Prej gjithë atyre sa janë të regjistruar janë 294 persona që duhet të realizojnë të drejtën e votës sot. Prej atyre deri në këto momente që ne japim deklaratën kemi diku 90 persona të cilët veç më kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe pritet që deri në mbrëmje që të gjithë të realizojnë të drejtën e tyre. Këto rezultate do të shpallen në mbrëmjen e ditës së diel apo të themi me 13 prill”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Disa nga anëtarët e këshillave zgjedhore të diasporës që anketuam gjatë procesit të votimit thanë se janë të gatshëm të përballen me sfidën e re që u është besuar edhe pse ata shumë pak janë të informuar me numrin e votuesve dhe rregullat tjera të zgjedhjeve.

“Unë do të shkojë në Romë të Italisë. Tash po shkojmë të marrim biletat e aeroplanit dhe aty do të na tregojnë, d.m.th fillimisht ne votuam sot për vete e më pas na thanë se do të marrim të gjitha informacionet e duhura”.

“Po kam njohuri se kur nisemi për në rrugë dhe kur do të kthehemi. Në vendvotimin tim janë paraqitur mbi 2 mijë votues”.

“Shfrytëzova të drejtën time të votës, unë do të udhëtojë për në Romë. Tani do të më tregojnë se kur do të nisem për atje”.

Në njësinë zgjedhore 7 Evropë dhe Afrikë do të mund të votojnë 5 mijë e 892 shtetas të Maqedonisë dhe në njësinë zgjedhore numër 8 Amerikën Veriore dhe Jugore 1 mijë e 426 dhe në njësinë zgjedhore 9 Australi dhe Azi 1 mijë e 014 shtetas të Maqedonisë.

Votimi do të zhvillohet në 34 vendvotime në diasporë, prej gjithsej 47. Nuk do të votohet në 13 vendvotime pasi atje janë paraqitur më pak se 10 votues edhe atë në Kajro, Athinë, Doha, Talin, Varshavë, Selanik, Budapest, Tel Aviv, Moskë, Madrid, Kiev, Oslo dhe Nju-Delhi. Valmir Kuçi, Alsat-M

Publikuar: 09.04.2014 | 16:18
Lexuar: 540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime