E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tiranë, 11 prill – Teatri i njohur i Parisit, “La Palace” është vendi i radhës ku Mirush Kabashi do të rrëfejë “Apologjinë e vërtetë të Sokratit”.
“Apologjia e vërtetë e Sokratit” rrëfehet në Paris











Kjo shfaqje do të jepet në këtë teatër të hënën në mbrëmje. Kabashi, një ditë para se të nisej drejt Firences, ka qenë ai që ka dhënë këtë lajm. Në rendin e parë për ta parë “Apologjinë…” pritet të jenë diplomatë dhe emra të shquar të politikës. Ambasadori i Shqipërisë në Francë Ylljet Aliçkaj, është ai që ka aranzhuar inskenimin e kësaj shfaqjeje në teatrin e njohur të Francës.
“Sigurisht që kjo është një lloj eksperience e re”, ka thënë Kabashi, i cili me “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” ka shkelur skena të njohura në botë. “Apologjia…” deri tani është reprizuar më shumë se 120 herë.
Për Kabashin, çdo reprizim i jep atij një ndjenjë të veçantë.
“Tensioni që të vë në atë skenë të madhe shfaqjen time, është i madh dhe ndjej shumë përgjegjësi. Për më tepër, që aty do të jetë edhe trupi diplomatik”, ka thënë Mirush Kabashi.
Thirrja e Sokratit që qytetarët të ngrihen kundër padrejtësive, mashtrimit, hipokrizisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve të korruptuar, është mesazhi që Kabashi do të përcjellë në teatrin me 900 ulëse, pronë e dy vëllezërve me origjinë shqiptare, aktorëve Haziz dhe Alil Vardar.
Shoqata shqiptare “La maison de l’Albanie”, e themeluar së fundi nga Izet Curri, tashmë ka filluar të bëjë përgatitjet për shfaqjen. Mirush Kabashi ka bërë të ditur se Alfred Bualoti udhëheqës artistik i kësaj shfaqjeje dhe Inis Gjoni që ka rolin e një kurtizaneje të kohës, sipas Kabashit, do ta shoqërojnë atë në Paris. Gjoni i rikthehet shfaqjes ku mori pjesë edhe në vitin 1997. “Apologjia e vërtetë e Sokratit” për herë të fundit është dhënë në Athinë. Vjena, Beogradi, në Plovdivi i Bullgarisë, Kajroja, Torontoja, janë vetëm disa që tashmë kanë qenë nikoqire të kësaj shfaqjeje. /koha net/

Publikuar: 11.04.2010 | 10:10
Lexuar: 2233 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime