E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm në gushtin e vitit të kaluar ka pasur 406 vrasje dhe 629 grabitje.
Flet për kriminalitetin në TV, i vjedhin varësen










Një hajdut në Rio de Zhaneiro ka tentuar t’i vjedhë varësen që mbante në qafë një gruaje ndërkohë që ajo jepte një intervistë televizive dhe po fliste pikërisht për kriminalitetin në rrugët e Brazilit.

Gruaja po ankohej për mungesën e policëve gjatë ditës dhe pikërisht në atë moment një djalë iu afrua dhe i vuri dorën në qafë duke u munduar t’i këpuste varësen e floririt.

Edhe pse e këputi, hajduti nuk arriti ta vidhte varësen pasi refleksi i gruas ishte shumë i shpejtë dhe ai u detyrua të largohej me vrap.

Gazetari që po intervistonte gruan e ndoqi hajdutin, por nuk arriti dot ta kapte.

Rio de Zhaneiro është një qytet që ka një famë shumë të keqe për kriminalitetin. Vetëm në gushtin e vitit të kaluar ka pasur 406 vrasje dhe 629 grabitje.

Publikuar: 10.04.2014 | 17:03
Lexuar: 613 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime