E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse në rrethin e dytë askush nag kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme, përsëritet e tërë procedura.
Maqedonia për herë të pestë zgjedh president







Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sot për herë të pestë në zgjedhje të drejtpërdrejta do të zgjedhin shefin e shtetit. Presidenti i ri do të zgjedhet ndërmjet Gjorge Ivanovit, kandidat i VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovskit, kandidat i LSDM-së, Zoran Popovskit, kandiat i GROM dhe Iljaz Halimit, kandidat i PDSH-së.

Deri më tani janë mbajtur katër zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë, më 1994, 1999, 2004 dhe më 2009.

Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov nuk ishte zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta, por nga Kuvendi, më 27 janar të vitit 1991, në pajtim me vendimet e atëhershme kushtetuese.

Me vendosjen e sistemit shumëpartiak në Maqedoni, filluan konsultimet ndërpartiake rreth propozimit të personalitetit për kandidt për president të Republikës së Maqedonisë. Ai funksion që deri më atëherë nuk ekzistonte në Maqedoni, iu ofrua Kiro GLigorovit.

Kështu, në fillim të vitit të ri 1991, përkatësisht dhjetë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë, në rend dite erdhi edhe debati rreth zgjedhjes për president të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Pas votimit të parë të fshehtë, Kiro GLigorov nuk i fitoi dy të tretat e nevojshme të votave, për shkak të mungesës së mbështetjes nga VMRO-DPMNE dhe PPD. Atëherë, ai fitoi 60 nga 80 votat e nevojshme për zgjedhje. Por, pas tre ditëve, VMRO-DPMNE doli me kumtesë se do ta mbështesë kandidaturën e Gligorovit nëse për nënpresident dhe për kryeminsitër të vendit zgjedhet personi nga partia e tyre. Kështu, më 27 janar të vitit 1991, në mbledhje të Kuvendit, me 114 vota "për", Kiro GLigorov u zgjodh president i parë i Republikës së Maqedonisë. Më 7 mars ia besoi mandatin Nikolla Kljusevit për formimin e të ashtuquajturës qeveri eksperte.

Kiro Gligorov, mandatin e dytë presidencial e fitoi në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për shef të shtetit, të mbajtura më 16 tetor të vitit 1994. Kundërkandidat i tij ishte regjisori maqedonas, Ljubisha Georgievski nga VMRO-DPMNE. Nga gjithsejt 1.368.000 votues të regjistruar, Gligorov fitoi 713.529, ndërsa Georgievski 196.936 vota. pati 130.000 fletëvotime të pavlefshme dhe mangësi prej 17.523 fletëvotimeve. VMRO-DPMNE parashtroi ankesë në KSHZ, me kërkesë që zgjedhjet të prishen për shkak të falsifikimit. Misioni i OSBE-së, atëherë KEBS, i vlerësoi si të rregullta zgjedhjet për president.

Zgjedhjet e dyta presidenciale në Maqedoni u mbajtën më 31 tetor dhe 14 nëntor të vitit 1999. Morën pjesë gjashtë kandidatë. Krahas Boris Trajkovskit nga VMRO-DPMNE dhe Tito Petkovskit nga LSDM, në garën për shef të ri të shtetit ishin edhe Muharrem Nexhipi, Vasil Tupurkovski, Muhamed Halili dhe Stojan Andov.

Në rrethin e dytë, Trajkovski, me 449.026 vota të fituara dhe Petkovski me 509.993 vota. Me 582.808 vota fitoi Trajkovski. Petkovski kishte 513.614 vota. Numri i votuesve të regjistruar në vitin 1999 ishte 1.610.340, ndërsa prej tyre në votim dolën 1.112.153 votues. Pas fletëvotimeve të numëruara, Komsioni Shtetëror Zgjedhor konstatoi se ka 16.281 fletëvotime të pavlefshme apo 1,46% nga numri i përgjithshëm i fletëvotimeve. LSDM nuk i pranoi rezultatet nga rrethi i dytë, akuzoi për parregullsi zgjedhore dhe e kontestoi legjitimitetin e Trajkovskit. OSBE i vlerësoi zgjedhjet si të kënaqshme, me parregullsi të vërejtura në Maqedoninë perëndimore dhe në rrethinë të Shkupit.

Boris Trajkovski u inaugurua për president të Republikës së Maqedonisë më 15 dhjetor të vitit 1999, ndërsa e kreu funksionin deri më 26 shkurt të vitit 2004, kur humbi jetën në fatkeqësinë e aeroplanit afër Mostarit.

Pas vdekjes së presidentit Trajkovski, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i caktoi zgjedhjet e treta, të jashtëzakonshme presidenciale në Maqedoni.

Rrethi i parë u mbajt më 14, i dyti më 28 prill të vitit 2004. Kandidatë në rrethin e parë ishin Branko Cërvenkovski nga LSDM, Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE, Gëzim Ostreni nga BDI dhe Zudi Xhelili nga PDSH. Në rrethin e dytë u plasuan Cërvenkovski dhe Kedev.

Branko Cërvenkovski, i cili atëherë e kryente detyrën e kryeminsitrit të Republikës së Maqedonisë, fitoi 553.520 vota apo 62,70% të votave, përderisa kundërkandidati i tij, Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE fitoi 329.271 vota apo 37,30%.

Më 12 maj të vitit 2004, Cërvenkovski e mori funksionin president i shtetit dhe u tërhoq nga detyra e kryeminsitrit dhe nga pozita e liderit të partisë. VMRO-DPMNE kërkoi prishjen e zgjedhjeve, akuzoi për falsifikim dhe e kontestoi legjitimitetin e Cërvenkovskit.

Zgjedhjet e katërta presidenciale në Maqedoni u mbajtën më 22 mars dhe 5 prill të vitit 2009. Morën pjesë shtatë kandidatë. Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE, Ljubomir Fërçkovski nga LSDM, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Ljube Boshkovski si i pavarur, Agron Buxhaku nga BDI, Nano Ruzhin nga Partia Liberal Demokratike dhe Mirushe Hoxha nga PDSH.

Në rrethin e parë, që u mbajt më 22 mars të vitit 2009 nuk pati fitues, Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE fitoi 345.850 vota apo 35,04% të votave, ndërsa Ljubomir Fërçkovski nga LSDM fitoi 202.691, përkatësisht 20,54 për qind të votave.

Në rrethin e dytë që u mbajt më 5 prill të vitit 2009, u votua për dy kandidatët me numër më të madh të votave në rerthin e parë - Gjorge Ivanov dhe Ljubomir Fërçkovski, Ivanov në rrethin e dytë fitoi 453.616 vota apo 63,14 për qind të votave, përderisa Fërçkovski 264.828 vota apo 36,86 për qind.

Jehona e votuesve në rrethin e dytë ishte 42,61%, pak mbi minimumin ligjor prej 40% për zgjedhje valide.

Presidenti i ri, i cili o ta fitojl besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, detyrën duhet ta marrë pas 12 majit, kur, sipas Kushtetutës, Gjorge Ivanovit i skadon mandati presidencial pesëvjeçar.

Katër pretenduesit për shef të ri të shtetit fushatën zgjedhore e filluan më 24 mars të këtij viti, ndërsa bindjen e qytetarëve se përse t'ua japin votën duhet ta përfundojnë 24 orë para ditës së caktuar për votim.

Për president do të zgjedhet kandidati i cili më 13 prill do të fitojë shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të evidentuar. Nëse askush nuk e fiton shumicën e nevojshme, pas 14 ditësh do të organizohet rrethi i dytë, në të cilin shkojnë dy kandidatë të cilët do të fitojnë numrin më të madh të votave. Do të fitojë ai që do të mbledhë më shumë vota nën kushtin që në votim të dalin së paku 40 për qind nga trupi i përgjithshëm votues.

Nëse në rrethin e dytë askush nag kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme, përsëritet e tërë procedura. (MIA)

Publikuar: 13.04.2014 | 11:19
Lexuar: 639 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime