E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Verdhezinjtë pas suksesit me Bayernin në kampionat, nuk zhgënjyen dhe në DFB Pokal duke mundur Wolfsburgun pas një ndeshje spektakolare, e pasur në raste ku suksesi i ekipit të Klopp nuk ishte dhe aq i thjeshtë pavarësisht shifrave.
Dortmundi shkon në finalen e Berlinit














Borussia e Dortmundit është finalistja e parë e Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë pas suksesit me Bayernin në kampionat, nuk zhgënjyen dhe në DFB Pokal duke mundur Wolfsburgun pas një ndeshje spektakolare, e pasur në raste ku suksesi i ekipit të Klopp nuk ishte dhe aq i thjeshtë pavarësisht shifrave.

Wolfsburg madje e nisi shumë mirë takimin duke vendosur që në fillim në rrezik portën e Weidenfeller por Dortmund ishte me fat kur gjeti golin në minutën e 12-të me një goditje jashtë zone të Mikhtaryan.

Miqtë ishin sërish ata që udhëhoqën lojën duke goditur madje dhe shtyllën por Dortmund pati aftësinë e realizimit të golit të qetësisë dy minuta para fundit të pjesës së parë me Lewandowskin, që realizoi golin e tij të 100-të me fanellën e verdhezinjve.

Në pjesën e dytë, Wolfburg pati sërish më shumë iniciativën por gaboi shumë përpara portës duke lejuar Dortmundin të shkojë në finalen e Berlinit, ku me shumë gjasa do të kemi një ripërsëritje të sfidës së 2012, mes Borussias dhe Bayernit që përballet në gjysmëfinalen tjetër me Kaiserslautern.

Publikuar: 16.04.2014 | 10:39
Lexuar: 629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime