E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlerësimi ka ardhur për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good” gjatë ceremonisë së festivalit të filmit “WorldFest-Houston International Film Festival, i cili mbahet çdo vit në muajin prill
Nik Xhelilaj fiton çmimin














Aktori shqiptar me famë botërore Nik Xhelilaj është vlerësuar me çmimin “Best Actor” (Aktori më i mirë) dhe filmi ku ai është protagonist ka marrë çmimin “Special të Jurisë” në Houston të SHBA.

Vlerësimi ka ardhur për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good” gjatë ceremonisë së festivalit të filmit “WorldFest-Houston International Film Festival, i cili mbahet çdo vit në muajin prill.

Ky është një film i prodhuesit britanik me origjinë nga Pakistani Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.

“Seven Lucky Good” mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival” nëntorin e kaluar.

Xhelilaj tanimë një emër i njohur edhe në Turqi falë roleve të tij në serialet turke ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me rolin në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.

Ai është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.

Publikuar: 17.04.2014 | 17:26
Lexuar: 886 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime